VIDEO/ Parlamenti në "flakë", deputeti socialist kërkon sedilje makinash

29 October 2026, 15:52 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Parlamenti në "flakë", deputeti socialist kërkon

Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend.

Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, vijnë momentet pikante që nuk u panë gjatë seancës.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, hapi disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisës në vitin 2005.

Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD.

Deputeti i Fierit, Erjo Mile, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash.

 

Po ndodh...