PSG bën gati 100 milionë euro për yllin e Manchester City-it

29 October 2026, 16:47 / SPORT ALFA PRESS

PSG bën gati 100 milionë euro për yllin e Manchester City-it

Paris Saint-Germain ka piketuar Rayan Cherkin si një nga objektivat kryesorë për të ardhmen. Kampionët francezë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 milionë euro për fantazistin e Manchester Cityt, por mbetet për t’u parë nëse kjo shumë do të bindë klubin anglez.

Rayan Cherki po kalon një periudhë shumë të mirë dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Mes tyre është edhe Paris Saint-Germain, që sipas raportimeve të Tuttomercatoweb po përgatit një ofertë të rëndësishme financiare për të siguruar shërbimet e fantazistit francez.

PSG është gati të investojë më shumë se 100 milionë euro për lojtarin e Manchester Cityt. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e klubit anglez që të heqin dorë nga një prej elementëve më premtues të skuadrës.

Rëndësinë e Cherkit e ka theksuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, i cili së fundmi foli me vlerësim për cilësitë e futbollistit. Sipas teknikut, Cherki mund të jetë ndër lojtarët më të mirë në Europë kur aktivizohet në pozicionin e duhur dhe merr topin në zonat ku mund të shfrytëzojë kreativitetin e tij.

Maresca vlerëson aftësinë e francezit për të mbajtur topin, për të lëvizur mes linjave dhe për të krijuar rrezik në fazën sulmuese. Ai ka theksuar gjithashtu se statistikat e lojtarit, në gola dhe asistime, janë mbresëlënëse.

Po ndodh...