Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë.
Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj tij, duke kërkuar një dënim më të rëndë. SPAK nuk është pajtuar me vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg.
Apeli i Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 3 vite e 4 muaj burgim.
Ish-ministri qëndroi për një periudhë në burg, por më pas u lirua nga Gjykata e Elbasanit, pa e shlyer të gjithë dënimin, për shkak të rrethanave familjare.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
