A është Gaz Bardhi gaztori i ri i Lindita Nikollës?

11 Janar 2024, 15:04 / IDE NGA BATO KOSOVA

A është Gaz Bardhi gaztori i ri i Lindita Nikollës?

Ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve dhe u vu re mungesa e përfaqësueses së PD në këtë mbledhje, deputetes Flutura Açka.

Zonja Açka reagoi, duke sqaruar se ajo nuk kishte marrë asnjë ftesë nga Kuvendi për të marrë pjesë në mbledhjen në fjalë.

Reagimi i deputetes demokrate ishte mjaft i ashpër, duke shkruar se Kuvendi ka në dispozicion një batalionë me sekretarë për të fshirë edhe këpucët, por nuk ka kohë për një telefonatë zyrtare.

"Tani gjithe shqiptarët dhe demokratët e kanë të qartë dhe me prova se cila "opozitë" është bashkëpunëtore de fakto e Edi Ramës dhe pushtetit të tij." – vijoi më tej ajo.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që një gjë e tillë të ketë ardhur si pasojë e hakerrimit të fundit që iu bë sistemit nga hakerrat iranianë, gjë që ka çinstaluar e-mailin e deputetëve nga sistemi dhe nga telefonat e tyre.

Ndonëse deputetja Açka iu drejtua Kryetares së Kuvendit, në vend të saj duket se është përgjigjur “zëdhënësi” i “Foltores” dhe i “Parlamentit”, gaztori i gaztë Gazment Bardhi, sipas të cilit ftesa i ka ardhur Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka deleguar në atë mbledhje deputeten Jorida Tabaku.

Flutura Açka nuk është vetëm deputete e Partisë Demokratike, por edhe Kryetare Komisioni, kështu që ajo do duhet ta kishte marrë ftesën, qoftë në mënyrë elektronike, qoftë nëpërmjet telefonit.

Dhe në kushtet kur ajo thotë që nuk ka marrë asnjë ftesë apo e-mail nga Kuvendi për mbledhjen e sotme, nuk ka pse e shndërron Gazment Bardhin në gaztor të Lindita Nikollës, e cila do duhet të reagojë vetë dhe jo nëpërmjet gojës së të tjerëve për të thelluar diversionin dhe hendekun mes palëve në PD.

Madje, edhe në listën e emrave që publikoi pak më parë Kuvendi nuk tregohet nëse i ka shkuar apo jo e-maili deputetes Flutura Açka, por vetëm një listë A4 me emrat e të gjithë Kryetarëve të Komisionit.

Reagimi i Bardhit i parapriu atij të Kuvendit si për të legjitimuar mungesën e ftesës ndaj deputetes Açka.

Me sa duket, deputeti Bardhi në sesionin e ri parlamentar, veç detyrës për të larë imazhin e Sali Berishës, do duhet të bëjë edhe kuruesin e imazhit të Parlamentit dhe të Qeverisë.

 

Po ndodh...