Agonia e Partisë Demokratike

Sikur gjërat të ishin ndryshe, ndryshe do ishte edhe gjendja jonë. Por nuk janë, dhe sigurisht hallet tona vetëm do shtohen.
PD është në asfiksi të plotë, e pafuqishme dhe e paaftë të largojë të keqen që po e grryen nga brenda. Helmi i hedhur përgjatë 12 muajve të fundit mes demokratëve e ka kalbur moralin politik të mbështetësve të opozitës. Një parti e mbetur pa lidership, e ç’orientuar totalisht, pa vokacion dhe koherencë, e përçarë thellë, që sillet rrotull të njëjtëve personazhe grotesk - vetëm sa e zgjatë agoninë tonë.
Duket qartë se Foltorja kaq e kishte hapin dhe qëllimin. Domethënë, të vetquhej PD, të mblidhej grusht-bashkuar rreth Sali Berishës, dhe të rrinte në opozitë. Me siguri që Foltorja mbështetet nga një shumicë brenda PD-së, por me siguri që kjo shumicë nuk mjafton. Sepse shumica nuk është brenda anëtarve të partisë, por brenda votuesve të Partisë Demokratike. Dhe PD ka humbur shumicën e votuesve. Sa më shpejt të pranohet realiteti, aq më mirë do jetë.
Nga ana tjetër, pjesa jashtë Foltores ka mbetur si peshku pa ujë, e paaftë dhe e pazonja të shpalosë një minimum artikulimi politik. Largimi i Lulzim Bashës krijoi një hendek të pakapërcyeshëm prej ndjekësve të tij. Ata ngjajnë të hutuar, të trembur dhe zëshuar. E vetmja vlerë e tyre është se ata akoma po i rezistojnë Sali Berishës. Pjesa tjetër është një bosh i frikshëm.
Ajo çka është e pafalshme për lidershipin e PD-së - për të dy krahët - është fakti se megjithse e dinë mirë gjendjen reale të partisë, megjithse e kanë të qartë si drita e diellit se partia është në agoni të plotë, ata përsëri gënjejnë dhe mbajnë me rrena një pjesë të mirë të demokratëve.
Rrena nuk hahet as nuk pihet. Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje dhe alternativë të besueshme dhe jo për disa individë që kanë zënë vendin e opozitës. Këta njerëz po na gënjejnë me vetdije të plotë, dhe nuk po u vjen keq fare.
Kaq ishte.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
