Bashkim për Vetingun Politik dhe thellim të ligjit të Dekriminalizimit
Secili takim politik me vokacion opozitar nuk mund të jetë i përmbushur në frymë dhe mesazh nëse i njëjti nuk dëshmon shqetësimin politik dhe qytetar për një Republikë ndryshe ku kufizimi i mandateve, listat e hapura, një sistem zgjedhor i ndryshuar, një hartë territoriale ndryshe....secili element i përmendur më lartë nuk mund të jetësohet nëse aplikimi i ligjit të Dekriminalizimit mbetet subjekt i kujtesës politike apo nisma e “Vetingut Politik” zhvendoset qëllimshëm për të vijuar të njëjtën praktikë të enumeracionit kakofonik të akuzuesve moral-cënuar ndaj disa të akuzuarve, të tillët që relativizojnë mëkatet politike për shkak të cënueshmërisë morale të të parëve.
Republika e numrave mbart në vetvete vetëm gërmat e së njëjtës dhe përfaqësimi qytetar ka humbur bashkë me tjetërsimin e vullnetit të të njëjtëve duke penguar përdhunshëm ndryshimin në secilin dimension të të njëjtit.
Nuk jetojmë, por frymëmarrim nën zgjedhën e një rendi mbytës kinse Republikan ku përsëritja e vetme mbetet koherenca e munguar njerëzore dhe politike...e quajtura zgjedhë ka vendosur thundrrën përmes deformimit të vullnetit qytetar dhe duke zhbërë secilin institucion Republikan, por duke u rrekur të instalojë “institucionin e harresës”, gjithashtu.
I quajturi “bashkërendim i aksionit parlamentar opozitar” nuk ka asfare nevojë për takime njerëzore që rreken të përcjellin mesazhe politike numerike, për
tryeza protokollare në fjetinat moderne apo në sallat plot formë të institucioneve të përdhosura të një Republike të rrëzuar në frymë dhe thelb....shembuli më i afërt në kohën politike parlamentare që dëshmon asfare nevojën e tryezave protokollare është proçesi i mbledhjes së firmave të deputetëve opozitarë mbi komisionin hetimor Parlamentar për çështjen “MC GONIGAL”....firma të mbledhura konsensualisht përtej dallimeve duke mos pasur asfare nevojën e ndonjë “apeli tryezash”.
Rritja e presionit publik dhe të njëjtit politik për rikthimin në agjendë të aplikimit të mëtejshëm të ligjit të Dekriminalizimit, ndërhyrjeve të thelluara ligjore për rritjen e efektit të të njëjtit përmes zgjerimit të subjekteve që preken dhe objektit të çështjeve, gjithashtu.
“ Vetingu Politik” është çështja kyçe që mund të jetë në thelb të një aksioni të përbashkët Parlamentar për të ndikuar vëmendjen politike dhe qytetare për një proçes të ndryshimit të politikës. Mungesa e “ Vetingut Politik” do të shënonte një plotësi të munguar mbi deklarimin politik opoyitar ndaj secilës nismë për ndryshimin, i njëjti jo thjeshtë politik, por Kushtetues ndaj Republikës në tërësi.
Dekriminalizimi
Kuvendi i Shqipërisë në dhjetor 2015 miratoi ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i “dekriminalizimit”.
Opozita parlamentare synoi që përmes ligjit të ri të Ligji i Dekriminalizimit është miratuar në vitin 2015, me konsensus politik Parlamentar si shkak i një shqetësimi të shprehur nga opozita Parlamentare mbi praninë në Parlament dhe institucione te tjera shtetërore të personave publikë, të tillët që në të shkuarën e tyre ishin subjekt i kundra-vajtjeve ligjore dhe penale.
Thelbi i ligjit të Dekriminalizimit është largimi nga detyra i secilit individ që ka kryer vepra penale dhe përballimi i të gjitha pasojave ligjore për shkak të fshehjes së kundravajtjes në formularët e plotësuar të vetë-deklarimit, të tillët që janë një detyrim për secilin që kandidon, aspiron apo emërohet në një funksion të lartë hierarkik publik.
Efekti i ligjit të Dekriminalizimit mbetet i diskutueshëm , por një bilanc i të njëjtit mbetet publik dhe si shkak i aplikimit të të tillit janë larguar nga detyra zyrtarë të ndryshëm të lartë përkatësisht Deputetë, Kryebashkiakë, Këshilltarë Bashkiakë apo dhe zyrtarë të lartë të administratës shtetërore. Përtej diskutimit mbi kushtetutshmërinë e ligjit, Komisioni i Venecias ka shpallur qëndrimin përfundimtar që largon secilin dyshim mbi këtë fakt që është si vijon “mospasja të drejtë për t’u zgjedhur është një kufizim i së drejtës për zgjedhje të lira, ndaj ajo duhet të bazohet në norma të qarta të së drejtës, të ndjekë një qëllim legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit. Është në interesin e përgjithshëm publik shmangia e një roli aktiv të shkelësve në vendimmarrjet politike”. Ligji i Dekriminalizimit është pranuar si një instrument i rëndësishëm që përcjell efekte pozitive mbi largimin e elementëve të inkriminuar nga administrata publike dhe në të njëjtën kohë është instrumenti për të shkurajuar partitë politike për të ftuar në politikë individë të tillë dhe për të larguar ndikimin e të njëjtëve në proçeset e
ndryshme zgjedhore.
Elementi i fundit i përmendur më lartë , përkatësisht “largimi i ndikimit të të njëjtëve mbi proçeset zgjedhore “ mbetet sfida jo e fituar e aplikimit të ligjit të Dekriminalizimit, subjektet e ligjit të Dekriminalizimit vijojnë të jenë pjesë aktive e fushatave zgjedhore të Partive të ndryshme politike duke ushtruar ndikimin e tyre sidomos në komunitete territoriale të vogla ku
ndikimi mbi rezultatin përfundimtar zgjedhor është i mundshëm.
Thelbi ligjor i Ligjit të Dekriminalizimit është në koherencë me Integritetin individual të Kandidatit, përfaqësuesit politik apo zyrtarit të lartë shtetëror; - një individ , subjekt i vepravepenale në të shkuarën si person fizik apo privat, mund të jetë sërish objekt i veprave të ndryshme penale me objekt korrupsion pasiv apo aktiv dhe në të njëjtën kohë vepra e fshehur penale e së shkuarës mund të përdoret si një instrument presioni ndaj zyrtarit përkatës për të ndikuar,ndryshuar apo përcaktuar vendimmarrjen e të njëjtit pavarësisht vullnetit.
“Ligji i Dekriminalizimit” ka një bilanc statistikor mbi numrin e zyrtarëve të identifikuar që janëdetyruar të largohen nga detyra, por mbetet një arritje e munguar bashkërendimi efektiv iinstitucioneve Kushtetuese përkatësisht Komisioni Shtetëror Zgjedhor ( ish KQZ) dheProkurorisë apo dhe efektiviteti i veprimit institucional të institicioneve si Drejtoria ePërgjithshme e Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektoriati i Lartë iDeklarimit të Pasurive apo dhe bashkëpunimi me strukturat institucionale ndërkombëtare si Europol. Nga ana tjetër vendimet institucionale kanë qenë të ndryshme pavarësisht që lënda e
kërkesës ishte e njëjtë apo dhe vonesat e shumta kohore mbi verifikimin subjekteve të ndryshme, të njëjtët kandidojnë ose dhe fitojnë mandat , por verifikimi mbi pretendimet ndaj tyre vonon në periudhë të pacaktuar.
Aktualiteti politik thërret për një përmirësim dhe thellim të legjislacionit përkatës për rritjen dhe shpejtësinë e aplikimit të ligjit të Dekriminalizimit , një vullnet politik të thelluar bashkë me një ndjeshmëri shoqërore në rritje, një presion pozitiv i aktorëve politikë ndërkombëtarë për të inkurajuar efektivitetin në rritje të ligjit në vetvete përkatësisht dhe kryesisht në trajtimin e çështjeve mbi zyrtarët të hetuar apo dënuar më parë për shkak të aferave të ndryshme korruptive.
Fenomeni i korrupsionit është një çështje e një ndjeshmërie të veçantë jo vetëm shoqërore nënivel kombëtar, por gjithashtu dhe në nivel ndërkombëtar ku aplikimi i praktikës së quajtur “non grata” mbi përfaqësues të ndryshëm politikë, të tjerë të quajtur faktorë ekonomikë apo dhe segmente të ndryshme të konsideruar jo të përshtatshëm mbetet dëshmia e një shqetësimi në rritje mbi shpërfaqjen e korrupsionit të nivelit të lartë, i tilli jo si ushtrim i të njëjtit, por gjithashtu si mbrojtje politike.
Praktika e “non-grata” përfshin publikimin ose jo të individëve politikë që janë subjekt i së njëjtës, një praktikë me qëllim të përcjelljes së një shqetësimi , përkatësisht nga dy aleatë si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Ligji i Dekriminalizimit duhet të thellohet në trajtimin e çështjeve korruptive përfshirë dhe rastet kur partnerët ndërkombëtarë identifikojnë shembuj pavarësisht mungesës së ndonjë hetimi apo problematike të identifikuar nga institucionet ligjore kombëtare, thellim që duhet të rezultojë në ndërprerje mandati, pengim kandidimi , largim nga politika aktive , mos lejim garimi për tendera publikë të kompanive përkatëse në rastin e një përfaqësuesi të biznesit apo largim nga arena mediatike në rastet e një përfaqësuesi mediatik.
Vetingu Politik
Nisma “Veting Politik” është vendosur në vëmendjen e vazhdueshme të politikës në periudha të ndryshme politike, kërkesë e pandërprerë pavarësisht zhvendosjes së imponuar nga agjendat apo momentet politike. Nisma e përmendur më lartë është ndërmarrë si angazhim publik nga opozita politike Shqiptare, përkatësisht Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i saj, zoti Lulzim BASHA.
“Vetingu politik” është një nismë që mbart në thelb sfidën e verifikimit të secilit subjekt, të tillët përfaqësues politikë të nivelit të lartë hierarkik mbi lidhjet e mundshme jo publike, të tilla politike, ekonomike, shoqërore , njerëzore me elementë apo organizata tëpapërshtatshme në statusin juridik apo penal.
“Vetingu Politik” është një proçes i formës administrative ku hetimi, shqyrtimi, hulumtimi apo verifikimi (i )secilit subjekt apo i njëjti ( kupto...verifikimi) (për) secilin subjekt nuk përcjell implikime penale apo ligjore ndaj subjekteve përkatës;- i tilli, “Veting-u Politik” parashikon një ndërprerje, largim, shkarkim apo pengim të kandidimit/ emërimit të secilit subjekt që është përfaqësues i lartë përkatësisht Deputet, Kryetar Bashkie apo detyra të tjera të larta ekzekutive.
“Vetingu politik” mbetet një nismë që shkakton një debat ndarës në skenën politike, por proçesi në tërësi mbetet një filtër i thelluar i formësimit të Integritetit të të zgjedhurit , të tillat në vlera njerëzore, profesionale dhe politike, gjithashtu. Ky proçes nuk parashikon ndonjë zhvendosje të kompetencave të institucioneve të tjera Kushtetuese apo të jetë ligjërisht përsëritës në frymë apo gërmë me ligje të tjera apo aplikimi i tij të jetë paralel me objektin e punës së institucioneve të tjera Kushtetuese.
“Vetingu Politik” paraprihet nga një proçes vetë-deklarimi të detajuar me përgjegjësi ligjore , i tilli i detyrueshëm, nga secili individ politik, zyrtar i lartë ose potencialisht i tillë mbi secilën lidhje, kontakt, raport njerëzor apo marrëdhënie biznesi në të përditshmen e tij , e tilla përpara ushtrimit të detyrës apo përgjatë ushtrimit të së njëjtës. Në të njëjtën kohë, proçesi i vetë-deklarimit pasohet nga verifikimi zyrtar mbi të tillin dhe në të njëjtën kohë institucionet e verifikimit kanë autoritetin ligjor për të thelluar verifikimin mbi subjektet përkatëse për të formësuar një qëndrim të qartë mbi pastërtinë e subjektit në kuadër të kritereve të veting-ut politik.
Qëllimi i hartimit të paketës ligjore për vetingun në politikë është i ligjshëm dhe hartimi i së njëjtës duhet të bazohet mbi përcaktimin e qartë përkatësisht të subjekteve që janë objekt i proçesit të vetingut, përcaktimi i afatit kohor që zgjat proçesi për një subjekt, kriteret që përcaktojnë përfshirjen e subjektit në lidhje me krimin e organizuar, shkalla e kontaktit të subjektit me krimin e organizuar, proçedura e pritshme e mbrojtjes së subjektit nga gjetjet e proçesit të vetingut politik dhe së fundi vërehet qartësia e një ndarjeje në proçedurë mes vetingut në drejtësi dhe vetingut politik, por Komisioni i Venecias ka miratuar parimisht propozimin dhe është shprehur që
“Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillave bashkiakë ose zyrtarëve qeveritare me krimin e organizuar është një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vetingut të gjyqësorit, lidhja mes institucioneve shtetërore dhe krimit të organizuar duket të jetë shumë e fortë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre.
Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore, ose të paktën ka ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur, ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”. erisur, ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.
“Vetingu Politik” është një proçes i realizueshëm, asfare kompleks në zbatim, por mbetet njëjtë kompleks në miratim dhe garantimin e konsensusit apo sigurimin e vullnetit politik për të realizuar në politikë , të ngjashmin proçes në frymë me të tillin në drejtësi. Realizimi i këtij proçesi do të shënonte hapa përparues në funksion të konsolidimit “të Integritetit të Figurës” së zyrtarëve të lartë dhe shembulli i aplikimit pozitiv të proçesit do të kufizonte apo ndalonte secilën tendencë politike të aktorëve politikë për të bashkëpunuar me flukse të dyshimta jashtë politikës në funksion të realizimit të një rezultati fitues apo për të rritur artificialisht raportin e fitores politike kundrejt rivalit politik.
Po! Secila formë e bashkërendimit të veprimit politik opozitar mund të ngjasojë e pa tëmetë në formë, por në përmbajtje secila duhet të bazohet në moral njerëzor, koherencë politike dhe veprim i vërtetë institucional. Bashkërendimi i faktorëve opozitarë në Parlamentar duhet të bazohet mbi praninë e secilit aktor, të njëjtët të pranueshëm politikisht nga aleatët politikë Perëndimorë. Bashkërendimi politik opozitar në Parlament nuk mund të jetë politikisht efektiv nëse mungon bashkërendimi me aleatët mbi një kompozim të ri të agjendës parlamentare në funksion të ndryshimeve Kushtetuese. “ Dekriminalizimi” u arrit me mbështetjen e plotë ndërkombëtare, “Vetingu Politik” duhet të jetë kryeçështja Parlamentare që do të dëshmonte sinqeritetin dhe koherencën politike të secilit bashkërendim opozitar, bashkërendim mes aktorëve politike të pranuar në tryeyën politike nga faktori ndërkombëtar. “Vetingu Politik është çështja thelb”.....Koha e së vërtetës politike është tani!
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128