
Berisha kamerdarja e shpëtimit të Edi Ramës!

Sa më shumë e sulmon Berisha Ramën dhe Rama Berishën, më i madh është pazari mes tyre.
Historia e bashkjetesës së tyre në politikë është dëshmi e kësaj.
Ata të dy e mbajnë njëri tjetrin, (Po ra njëri bien të dy), prandaj edhe interesat i kanë të përbashkëta.
Të gjithë e mbajnë mend kur në kulmin e gjoja sulmeve të Berishës për Mcgoginal, familjarët e tij morën lejen e ndërtimit për kullën më të lartë në Tiranë.
Sepse sa më shumë bërtet Berisha për një çështje, aq më shumë e ndihmon Edi Ramën, sepse ia heq vlerën dhe rëndësinë skandalit në fjalë.
Të gjithë sot panë në parlament se si Sali Berisha beri një akt qesharak, duke treguar se ai në fakt kërkon vetëm kaosin për të mbijetuar politikisht dhe jo interesin e vërtet të qytetarëve, rrëzimin e Ramës.
Por sot nuk ishte rastesi kjo sjellje. Pikërisht në ditën kur Edi Rama doli kundër SHBA në Këshillin e Sigurimit për konfliktin Izrael-Hamas, Berisha bën skena të tilla për të hequr vëmendjen nga skandali i Ramës.
Ashtu si për rezolutën pë Kosovën, Berisha dhe Rama dakordohen sa here ka nevojë ky i fundit. Natyrisht Berisha ka shumë interesa të lidhura me Ramën.
Të e gjithë e mbajnë mend si Rama i përmendi të birin në parlament për pastrim parash dhe bashkëpunim me krimin e organizuar të lojrave të fatit. Kështu e detyroj Berishën të largohet nga parlamenti, pikërisht ukur Rama duhet të jepte llogari për MCgonigal. Prandaj sa herë bërtet Berisha, prisnin pazarin e rradhës sepse Rama dhe Berisha nuk mbijetojnë dot pa njëri tjetrin. Këtë simniozë dhe ndërvarësin, mund tua prish vetëm SPAK i cili i ka tmerruar të dy.
Lëvizja e sotme nuk ka asnjë vlerë tjetër.
Në historinë e parlamentarizmit asnjë opozitë nuk e ka bllokuar dot institucionin. Berisha e di këtë më mirë se kushdo. Kur deputetët socialist dikur kanë bllokuar parlamentin, Berisha i ka zhvendosur mbledhjet në kryesinë e Kuvendit. Rama e ka precedentin.
Berisha dhe Rama kanë bërë marrëveshje të tmerrshme deri më sot. Që të gjithë bëjnë sikur i kanë harruar, ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe të kodit zgjedhorë, për të cilin deputetët e LSI u futën në grevë urie. Ndaj ky "revolucioni" që po konsumojnë sot në sallën e seancave parlamentare Berisha-Bardhi ngjan si një karikaturë.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128