Ditët pas gjyqit të vulës!

3 Mars 2023, 22:58 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

Ditët pas gjyqit të vulës!

Bëj pjesë tek ato që mendoj se prej sonte do jemi më shumë, që kam besuar tek sistemi i ri, tek sistemi që na e premtuan si demokratik, tek sistemi me të cilin u rrita, sistemi që e ka në themel ndarjen e pushteteve.

Jam pra pjesë e atyre që di të hesht, kur flet gjykata.

Më thoni një emër nga drejtuesit që mbetën në krah të Lulzim Bashës, që klithnin nëpër media për vendimin tërësisht të pabazuar të Zhukrit, ta quante “vendim i zi”.

Dëgjojini sonte, shfletoni nëpër faqet e lajmeve dhe do i hasni me radhë: Berishën, Topallin, Tritanin, Nokën, disa juristë të foltores e plot të tjerë ta quajnë vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, “vendim i zi” e vendimin e Zhukrit “vendim i bardhë”.

Ndryshim i madh konceptual, ndryshim në mentalitet, ndryshim në atë se si e kuptojmë e respektojmë demokracinë në të cilën përbetohemi, si e respektojmë shtetin ligjor, si e respektojmë ndarjen e pushteteve, këtë gurë themeli të sistemit demokratik.

Sot do bënin mirë të heshtnin. Nuk e bëjnë dot. Non grata personale e familjare është makth i madh, është hall i madh, është zhinxhir i rëndë në këmbë, në duar, në qafë, është hall kokë.

Prej sonte demokratët që besojnë në vlerat e sistemit duhet të analizojnë me qetësi, të kthehen në shtëpinë e tyre, të kthehen në gjirin e partisë të themeluar në dhjetor 90, jo se duam ne disa, po se kështu është e drejta.

Foltorja ka qenë në të drejtën e saj të regjistronte partinë e saj, po jo të zaptonte PD e studentëve të dhjetorit me Zhukrin,  me kokën e dashit, me media e analistë të blerë që agjituan gjithë këtë vit të fundit. Nëse duan, në kohë janë, mund ta regjistrojnë një parti, demokratike është, madje dhe po e bashkuan me Metën e ta quajnë  ” Partia e Lirise” bm ( ” Partia e Lirise” Berisha Meta”), sic pati regjistruar Pollo ne 2001 PDr, atë Partinë Demokratike me ” r” të vogël.

Prej nesër PD duhet të rikthehet intensivisht, të plotësojë strukturat e zgjedhura të saj, t’i vendosë në evidencë, të caktojë e regjistrojë kandidatët e 14 majit.

Të ftojë gjithë demokratët pa asnjë paragjykim të bëhen bashkë kundër qeverisë e qeverisjes rrënuese të Edi Ramës apo në ditët e sotme Edi Mc Gonigalit.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128