Djali martohet me gruan e duhur, atë që do mami, por mami nuk bëhet dot burrë!

Gruaja ka mbetur në udhëkryq. Historia e Librazhdit është vetëm një, por ngjarje të tilla ndodhin çdo ditë, në çdo skaj të Shqipërisë. Për aq kohë sa prindërit mendojnë se “vajza lind në shtëpi të huaj e shkon në shtëpi të vet” dhe nga ana tjetër “djali martohet me gruan e duhur, atë që do mami” nuk ka familje, por marrëveshje e rëndomtë pa shpirt, pa ndjenjë, pa respekt. Është një pakt i të duhurve ku secili sillet sipas dëshirave të palëve!
Një djalë mund të marrë një vajzë shumë më të vogël se veten, 10 vite nuk janë asgjë, ia zgjedh mami, ia merr në shtëpi dhe ia ruan derisa ai të kthehet. Mami i shikon vajzat, i njeh, gjen një punëtore, të devotshme, të re, goce për shtëpi, e merr, ia vë ajo unazën për ty! Dhe djali pranon, mjafton që prindërit të jenë të lumtur dhe të ketë kush t’u shërbejë.
Familja e vajzës e pranon. Janë familje e mirë, djali punon, është një rast për të mos u humbur. E ‘bekojnë’ këtë marrëdhënie, me duart e tyre e dërgojnë vajzën të shtëpia e burrit ku janë të gjithë familjarët, vetëm burri jo. Do u shërbejë të gjithëve me devotshmëri, që të nderojë familjen e saj. Është një tragjedi, ata që e lindin, e hedhin në rrugë si “mall pa zot”.
Djali është princi i ëndrrave të mamit! Princ për gruan nuk bëhet dot kurrë! Një muaj në vit mund të kthehet, do flasë kur të ketë kohë me gruan, ajo është e sigurtë me mamin. Asgjë nuk dihet për jetën e tij, nuk ka nevojë të “raportojë” te gruaja, është burrë, është 30 vjeç!
Të jetosh në një ferr të tillë, si 20-vjeçarja sot në Librazhd është dramë për mbarë shoqërinë tonë, është një kambanë alarmi për institucionet dhe qytetarët. Të përdoret si shërbyese, të dhunohet, të filmohet në një moment intim, të shpërndahet në rrjete sociale... janë konsumuar disa vepra penale në këtë ngjarje. Të gjithë janë fajtorë!
Në fakt viktima e dhunës, ngjarjes dhe e tërë historisë nuk ka kryer tradhti ndaj askujt! E them këtë sepse ajo në të vërtetë nuk u martua me 30-vjeçarin, i cili nuk e preku kurrë me dorë, ajo u martua me mamin dhe mami nuk mund të bëhej “burrë” për të!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
