
E urrejnë Lulzim Bashën jo se përçan PD-në, por pikërisht se e bashkon atë me të ardhmen!

E urrejnë Lulzim Bashën jo se përçan PD-në, por pikërishtë se e bashkon atë me të ardhmen!
Lulzim Basha ka shkëlqyer në çdo dalje të tij pas rreth 2 viteve tërheqje. Jo vetëm ka shkëlqyer, por është në rritje dalje pas dalje-je.
Por as ai vetë kam frikë nuk e kupton plotësisht evolucionin që ka pësuar… shprehet me pendesë se gjatë kësaj periudhe reflektimi, ka kuptuar që mania për të bashkuar çdo votë e ka bërë të gaboi duke anashkaluar kontributin dhe integritetin e demokratëve të rinj (si në moshë por edhe në konsumim politik).
Nuk është kjo Lulzim, kjo është vetëm një nga simptomat e evolimit tënd!
Luftëtarët e vjetër Japonez, që udhëhiqeshin si pak kush nga fuqia e Arsyes, disiplinës dhe karakterit të hekurt, kishin një citat:
“Ai që futet në beteja me përbindëshat, është tjetër luftëtarë pasi dej prej asaj beteje!
Beteja i ka gdhendur karakterin dhe i hapur mendjen”.
Kjo është ajo çfarë ka ndodhur me ty Lulzim, beteja të ka transformuar… të ka forcuar karakterin, ndaj sot del më fuqishëm kurrë pa asnjë ndrojtje, madje me entuziazëm dhe artikulon:
Ndarjen me Berishën, ndarjen me të kaluarën (Berishizmin siç e quajmë ne) plot dritëhije korrupsioni, lidhje me oligarkët dhe pazare në kurriz të demokracisë!
Artikulim aq i embël dhe shpresëdhës për demokratët dhe Shqipëtarët e ndershëm, por aq i vrazhdë dhe i padurueshëm për politikejt e moçalit politik Shqipëtarë!
Beteja me përbindëshët e Moçalit politik, të ka hapur mendjen Lulzim ndaj sot shikon me sytë e mendjes dhe zemrës ata që deri dje i shihje vetëm me sytë e ballit:
Ata që duhet të bashkohesh dhe ti prish në betejën finale… atë të 2025!
Ata që nuk luftojnë për karrige, për plaçkë, për pasuri korruptive, por luftojnë që Atdheu i tyre të ketë Kapitalizëm, Drejtësi dhe themele demokratike, që NUK i ka patur kurrë!
Ke ndryshuar Lulzim, ke evoluar… je transformuar!
Ata që të kanë ndejtur pranë këto 2 vite betejë, e kanë bërë se kanë perceptuar që në fillim këtë potencial brenda teje, por është thuajse proces organik i çdo njeriu:
Po nuk shkoi në betejë, po nuk kaloi stuhitë e jetës së tij, nuk skalitet me potencialin e tij dhe i patruar nga skorjet e ambjentit që e ka presionuar.
Grekët e Lashtë thonin: “ Feniksi duhet të shkoi në Ferr, që të ringrihet nga hiri dhe të shkëlqejë”.
Sot po ringrihesh, dhe po e nis me ata që të qëndruan pranë këto 2 vite, por nxito te ata që ende nuk e shikojnë zjarrin tënd, te ata që përbindëshat e moçalit ju kanë errësuar sytë me baltë… sidomos ndaj teje! I vendosur dhe i drejtpërdrejtë, shkëlqe!
Ndaj e urrejnë Lulzim Bashën, se kërkon të ndajë përfundimisht PD-në nga korrupsioni, nga vegjetimi me oligarkët, nga mediokriteti. Sepse kërkon ta bashkojë dhe ta udhëheq me vlerat si konkurrenca e lirë, si listat e hapura ku të fitojë më i afti, kërkon zhveshjen e politikanëve nga pushteti absolut që derivon në sistem absolutisht të korruptuar.
Çfarë sfide, çfarë goditje ju ka hedhur Lulzim Basha sot politikejve (majtas e djathtas):
VETING NË POLITIKË, “niseni duke hetuar pasurinë time dhe të afërmve të mijë… pastaj secilit prej jush”
Kjo i jep fund karrierave të politikejve të korruptuar, por i jep shkëlqim politikanëve të pastër, ndaj moçali politik dhe mediatik është tërbuar nga hyrja në skenë e Lulzim Bashës!
Ah dhe diçka për palaçot që kanë gjetur justifikimin “ prap te ai që ka humbur do kthehemi ne ?!”
JO! Ju qëndroni te ai që ju paguan për të thënë marrëzira si:
Humbëm kësaj here se na vodhi Rama, kur Lulzim Bashën kryeministër në 2021 e ndanin 50mijë vota nga Rama, ndërkohë që ju humbët me 61mijë vota vetëm bashkinë e Tiranës… lëre të tjerat pastaj!
L.Basha ka humbur 2herë (2017 e Narko Shtetit të Saimir Tahirit dhe 2021), por jo përballë Ramës… ka humbur përballë SISTEMIT (oligarkë, kriminelë, politikej etj) sepse nuk përfaqësonte anti-sistemin dhe të djathtën e pastër, por donte të rrëzonte Sistemin me Berishën dhe Metën në kurriz… ndaj dhe Arbitri (SHBA) mbyllën sytë ndaj vjedhjes së Ramës… se ishin kundër kthimit prapa në sistem!
Ju e dini fare mirë që në 2021 L.Basha e mundi Edi Ramën, por sistemi ja mohoi fitoren… por e dini çfarë?
Më Mirë! Se do kishin ardhur në pushtet hajdutët e vjetër për të zëvëndësuar hajdutët e Ramës! Më mirë! Ose fitohet kundër sistemit, ose thahet moçali, ose…
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128