Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë, por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat.
Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm.”
Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë, por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos, etj
Gjithsesi kjo analizë juridike nuk vlen për militantët, por për profesionistët.
Vendimi i gjykatës për zëvendësimin e masës sigurimit për Sali Berishën ka më shumë efekte proçedurale të praktikës me raste anologe, sesa me vetë Sali Berishën, për këto arsye:
- Nga sot, çdo i akuzuar për korrupsion pasiv me vlera të mëdha apo të vogla duhet kërkoj të hetohet i lirë, njësoj si shtetasi Berisha
- Nga sot, ish-presidenti Meta duhet kërkoj zëvendësimin e masës sigurimit nga arrest me burg, në detyrim për paraqitje njësoj si Berisha.
- Nga sot, Arben Ahmetaj duhet kërkoj heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë, sepse çështja ka kaluar për gjykim dhe nuk rrezikohen provat.
- Nga sot, Gjykata duhet të mbaj një standard proçedural për masat e sigurimit për subjekte që akuzohen për korrupsion dhe nuk duhet arrestojë asnjë prej tyre, sepse sipas Kushtetutës të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
- Nga sot, nuk ka rëndësi mosha për të akuzuarit, sepse Berisha ishte më i qetë në shtëpi sesa në rrugë dhe masa e gjykatë ishte justifikuar me pleqërinë.
- Nga sot, gjykatat provuan se për të njëjtën çështje vendosin tre herë, në tre mënyra të ndryshme.
- Nga sot, Berisha duhet tërheq padinë e Strasburgut sepse s’ka objekt dhe sepse gjykata shqiptare ja njohu të drejtën dhe ai është i lirë.
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Sali Berisha?
Përgjigjen duhet ta jap vetë Berisha por qartazi që nga dita që u firmos pakti PD-PS, kemi disa vendime pro Berishës dhe grupit të tij:
- Vula e PD
- Rroga 3500 euro e deputeteve të PD
- Listat e mbyllura të deputeteve
- Amnistia penale e të korruptuarve
- Lirimi i Berishës
A është ndikuar gjykata nga marrveshja PD-PS?
Padyshim edhe gjyqtarët janë shqiptarë dhe jo amerikanë. Ata jetojnë në një “fshat” të vogël ku të gjithë njohin njëri-tjetrin.
Thjesht gjyqësori ka një nuhatje të zhvilluar për të kuptuar luftën apo teatrin politik.
Sot meqë ra fjala u mblodh Komisioni Anti-Korrupsion dhe sigurisht mbledhja e rradhës do zhvillohet pas një muaji, ku pjesë e luftës anti-korrupsion do jetë koalicioni PD-PS.
Me pak fjalë “të pandehurit” do kërkojnë që SPAK dhe GJKKO të shkojnë të jap llogari para tyre.
Vendimi i gjykatës për lirimin e shtetasit Berisha është i drejtë, por me një kusht, nëse sot hapen burgjet dhe lirohen të gjithë të paraburgosurit për korrupsion.
Nëse gjykata do të lirojë të gjithë si Berisha, atëherë është e pavarur. Në të kundërt ajo është gjykatë politike e varur nga Berisha, Rama dhe nga establishmenti politik.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128