Ka 32 vite që Berisha ulëret "shporrje-shorrje", mos ka ardhur dita të iki vet?

18 Nëntor 2022, 18:40 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

Ka 32 vite që Berisha ulëret "shporrje-shorrje", mos ka

Hap një portal e lexoj: "Sali Berisha do sulmoj ambasaden britanike në Tiranë".

▪︎Në Facebook, lidhje direkte Sali Berisha sulmon amabasadoren amerikane në Tiranë.

▪︎Instagram, Sali Berisha thirrje për protesta të dhunshme ditën që në Tiranë do zbarkojnë zyrtarët e Brukselit.

▪︎Në radio të makines, me shpresë se do dëgjoj diçka tjetër, lajm: "Sali Berisha paralajmëron dhunë deri në 100 mijë veta në protestën e rradhës.

▪︎Ndez televizorin titulli kryesor, Sali Berisha sulmon Alibeajn se nuk i bindet e nuk i shkon pas fijes dhe vazhdon betejën në gjykatë.

▪︎Ndërroj stacion lexoj në titrra: Sali Berisha sulmon Bashën me "artilerinë" më të rëndë, se paska ngrënë drekë prej disa orësh me ambasadoren Yuri Kim, në Hamallaj Durrrës.

▪︎Hyj në Tik Tok dhe papritur shfaqet Sali Berisha me bluzën e tij "tradicionale rinore" ku i bën thirrje të rinjve e të rejave të shporrin me çdo mjet dhune...

▪︎32 vite që ulëret shporrje, shporrje, shporrje.

Po kë?

Mos vallë duhet të iki i pari vet?

Unë mendoj se Po!

Po ndodh...

ide