Koha për reflektim të thellë kombëtar!

16 Maj 2024, 12:50 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Koha për reflektim të thellë kombëtar!

Koha për reflektim të thellë kombëtar!

Shou politik i Edi Ramës në Athinë mbaroi.

Nuk dua të gjykoj fjalën e tij sa servile po aq dhe provokatike.

Një gjë e di saktë dhe besoj se është e qartë për ç'do shqiptar:

Edi Ramës vetëm kostumi i atdhetarit e nacionalistit nuk do ti bjerë kurrë për shtat.

Nëse me leje e me regji ai leshon ndonjë pasthirrmë nacionaliste diçka tjetër ka ndër mënd e që nuk mund të jetë në të mirë të vendit e kombit.

Këtë e deshmoi në Beograd atëkohë kur pas "trimërisë” që përmendi Kosovën erdhi marrëzia e poshtërsia me "Open Balkan".

E për analogji pas"trimërisë” në Athinë mund të fshihet ndonjë marrëveshje…..

Sepse është deshmuar subkoshienca e tij e sëmurë dhe papërgjegjshmëria si kryeshtetar. 

Ai mbushi sallën me 19-të kryebashkikë së bashku me stafet e tyre, drejtues të institucioneve shtetërore.

Kishte mes tyre dhe shumë klientë të SPAK-ut si Majlinda Bufi.

Recitimet e stërmbesave të Aristotelit dhanë imazhin e një qeverie minoritare ndërsa mbesa e Sulit Elisa Spiropali "përloti" Kim Jongun e Surrelit me vargjet e mesjetes të Lord Bajronit.

Një komedi që përfundoi me skena te kopjuara nga"patrioti” tjetër zhgarravinë Ilir Meta me 2 mars.

Ai foli nëpër dhëmbë për depërtimet kriminale te shqiptarëve në veri të Greqisë por nuk guxoi apo nuk e kishte në skaletën regjizoriale emrin e vertetë:

Çamëri!

Pikërisht në atë krahinë etnike shqiptare prej grekërve u kryen krime njerëzore të tilla që mund të krahasohen me ato hitleriane kunder çifutëve në kampin e Mathauzenit.

Gjithsesi ajo që vlen të nënvizohet është fakti i mjerë që Edi Rama nuk ju tha emigranteve atë që ata kërkojnë:

Lirinë dhe të drejtën për të votuar si qytetarë të Europës në vendin e tyre.

Kjo është një liri themelore njerëzore e konstuitive që nuk ju mundesohet.

Këtë duan ata dhe jo përralla me bujtina.

Prej tre dekadash ata janë distrubutorë të buxhetit të shtetit me remitancat që dërgojnë dhe duhet të votojnë.

Rama ju tha me votën tuaj jeni vendimtarë në Greqi por jo në atdheun e tyre në Shqipëri.

 Me pak fjalë asgje e re përveç tentativës për tu rifaktorizuar e shpikur kauza të rreme elektorale pasi u varrosën me turp ato me premtime bombastike, me dajre e çingi, me timon e tepsi.

E synimi themelor i ketij turi të stisur eshte largimi i vemendjes nga skandalet korrutive qeveritare të Tiranes që po trondisin e çudisin kintinentin e më gjerë.

Aferat e Incineratoreve e 5D-ve të Erjon Velisë do të kthehen në miniaturë kur të shperthejnë miliardat korruptive të Belina Ballukut e cila përbri firmës së vet është kujdesur të marrë edhe firmën e shefit të saj në qeveri e korrupsion Edi Rama.

Thjeshtë e saktë Shqipëria është në rrezik nga ky njeri e kjo bandë.

Ju siguroj se e rrezikuar nuk është vetem mirëqenia, integrimi ynë dhe ekonomia.

Në rrezik është vetë Shqipëria.

Situata e vendit tonë në kontekstin rajonal e global aktual apelon për reflektim kombëtar e orientim të shpejtë.

Është koha e fundit për të zgjedhur alternativë të besueshme për rimëkembien tonë.