Kosova duhet heq dorë nga Albini, që mos largohet nga SHBA dhe Perëndimi!

30 Maj 2023, 20:28 / IDE KRESHNIK SPAHIU

Kosova duhet heq dorë nga Albini, që mos largohet nga SHBA dhe
Dorëheqja e Albin Kurtit si Keyeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet të heqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe Perëndimi.
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi: “Ne i kemi kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.
"Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, shtoj ai.
Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE.
Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar.
Njeriu të cilit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA.
Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur ministrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe Sekratari i Shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin, në Samitin e Munihut.
Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjell farën e anti-amerikanizmit në Kosovē.
Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikën se sa Serbinë dhe Rusinë.
Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe Perëndimi dhe jo Albini.
Mosmirënjohja e turmës së Vetvendosjes ndaj SHBA dhe Europës, ka befasuar gjithë planetin.
Trushpëlarët e Vetvendosjes harruan që Amerika, Gjermania, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit pavarur.
Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetit Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit.
A e mendojnë kosovarët e Vetevendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës, ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosnje?!
A e dinë aktivistët e Vetvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet?
Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u koordinua me SHBA dhe BE.
Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spounazhi, kjo nuk ka më rëndësi.
Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet të përgatitet me braktisjen e Perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës.
Dhe nëse Kosova do votojë Albinin, atëherë do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Eurpopës dhe Kinës.
Atëherë do të shikonim katundarët e Vetevendosjes që kanë uniformë policie, se sa bythë do kishin që të mbronin kufijtë dhe pavarësinë e Kosovës nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku, Lindja dhe Perëndimi.
Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?”, duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia.
Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës.
Çdo minutë pranë Albinit, janë vite larg Perëndimit.
Kosova nuk e meriton të shpallet Non-Grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

Po ndodh...