Kronologji e thjeshtë për dramën me akte!

8 Shtator 2023, 10:11 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

Kronologji e thjeshtë për dramën me akte!
Është skenar drame i përgatitur me akte. Veprimet e aktorëve politikë, të quajtur deputetë dukshëm janë të instrumentuar me skenar e regji.

Këtë dramë për shqiptarët dhe demokratët në veçanti, ata “deputatët” po e interpretojnë me një zell të papreçedent. Nuk e kanë me Lulzim Bashën, do e kishin me cilindo që nuk do premtonte mburojë për të korruptuarit dhe dinastinë e tyre.
Këtë teatër po e luajnë në dëmin e vendit dhe të qytetarëve të ndershëm. Huqet e liga që kanë marr po na i shesin si dobi e domosdoshmëri. E kësaj “dobie” i`a kemi ndjerë “erën” në 33 vite tranzicion.

Pse kaq gjatë?

-Sepse liria erdhi vetë- tha At Zef Pllumi

Atë që shqiptarët e përqafuan si liri e demokraci në fillim vitet 90, nuk ishte tjetër veç anarshi vlerash e instrumentuar nga ish sistemi. Disa që nuk arritën ta përballonin morën kurbetin, disa qëndruan me shpresë se nesër do bëhet më mirë. Presin e ç`do ditë shohin më keq.

Po nga buron ky pis moral papërgjgjshmërie?

Një herë e akuzon Metën si hajdut të thesarit shtetit, si trafikant, korrupsion, vrasje, e më pas bën aleancë për interesa personale, e nuk jep asnjë shpjegim për hapat që ndërmerr.

Pas aleancës rifillon teatri me risharje, me kërkesë për dorëheqje, por sapo Metaj i përmend të birin bije heshtja.

Drama vazhdon, merr ndëshkimin non grata, shprehet se është çështje personale dhe se nuk do përziej fatin e PD me të tijin. Por në fakt fillon foltoret duke marr zvarrë fatin e vendit për hallet e non gratës familjare… Se sa thellë është në zullume, ne nuk dimë, por kush ka dy pare mend i analizon veprimet dhe e kupton.

Gjithsesi këtë dramë në çdo akt e shoqërojnë trillimet dhe baltosjet, sharjet dhe ndotjet deri në neveri. Titulli i dramës mbetet i njejtë, pa lidhje me përmbajtjen, “për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar”.

I ziu popull, sa shumë gjëra bëhen në emër të tij, madje edhe kullat që ndërtojnë, edhe tenderat, edhe pronat për nderin e popullit i grabisin. Edhe skeletet në dollap, “në luftë” për të mirën e popullit i krijuan.

Po ku është morali i kësaj drame i luajtur me të njëjtët aktor dhe me të njëjtën melodi?

Mendoj se morali individual pasqyrohet edhe në politikë. Realiteti i sotëm i këtyre aktorëve politikë që ndërrojnë mendim dhe veprim pa u ngrysur dita na përball me mungesën e moralit politik.

E hanë turpin me bukë. Mendojnë se shqiptarët e kanë kujtesën afatshkurtër dhe i harrojnë ç`kanë thënë më herët për njëri tjetrin. Dramalujatësve po u shembet skena.

Do ishte mirë të reagonte SPAK, për gjithë deklaratat publike që kanë bërë për njëri tjetrin.

E dini pse?

Sepse sa herë janë akuzuar mes tyre për vepra të rënda, nuk e kanë kallzuar kurrë njëri tjetrin për shpifje. Ka gjasa të jenë të vërteta akuzat dhe kjo i bën bashkë, në këtë dramë ku shahen, çirren, akuzohen e më pas ulen në një tryezë.

Skenarin që po e shohim tani e ngjizën në drekën e famshme te “Uka Farm”. Jehona i`u dëgjua në deklaratën e Palokës se “ për zgjedhjet e 14 majit kishin dakordësuar me Gaz Bardhin”.

Pasi demokratët u`a lanë pataten e nxehtë në dorë me kuvendin e 2 shtatorit, pseudo deputetët u mblodhën në një sallë për aktin e fundit të dramës së tyre. Planin e kanë pasur, 2 shtatori vetëm u`a afroi ditën.

Po ndodh...