
Lakuriqësia e Edi Ramës, në pasqyrën e Adrian Klosit!

Në studion e “Opinion” ku doli së fundmi, Edi Rama tha disa here: Unë lexoj tre hapa përpara!
Leximi nuk matet me hapa, megjithëse tre hapa para mund të thotë, edhe kapërcim. Kujdes se bie,pa lëri tre hapat e tre mandatet e zhgarravitura nga krimi. Por nëse i referohet dekadave.
Po dal tre hapa para dhe unë, në krah me Adrian Klosin e ndjerë, meqenëse i ke qejf të vdekurit dhe po të sjell në kujtesë, se ai shkruante nga lart, e ti bëje kopertinat si shok që të ha në kokë.
Këtë e tregon mënyra e përdorjes së ushtarëve të kabinetit tënd. I përdor e pastaj na i shet për dezertor. Ti uzurpues pushteti!
Po tani le të shkojmë e të zbardhim diçka nga libri i Ardian Klosit:
1) Psikologjia – Faqe numër 7.
Problemi që na shqetëson të gjithë, mbarëvajtja e vendit tonë, është në radhë të parë një çështje psikologjike. Pa u zgjidhur kjo nyje, dmth. pa ndodhur ndryshimi i duhur në mendjet dhe qëndrimet e shumicës së shqiptarëve është e kotë që të shpresojmë në një ekip politik, i cili do ta nxirrte Shqipërinë nga depresioni i sotshëm, le të ishte ky i përbërë nga politikanët evropianë ose botërorë më të kualifikuar.
Qëndrimi psikologjik i shumicës së shqiptarëve ndaj vendit të tyre, më ngushtë ndaj mjedisit ku jetojnë, është deri më sot një qëndrim negativ, i cili mund të përmblidhej shkurt me këto fjalë: Shteti im është armiku im, kurse mjedisi ku unë jetoj ose më lë indiferent, ose është dhe ai armiku im. Ky lloj individualizmi i theksuar, i cili është vënë re nga shumë autorë të huaj që kanë shkruar përgjatë shekujve mbi shqiptarët, shkakton një kontrast të çuditshëm midis ambientit të ngushtë individual dhe ambientit më të gjerë, bashkësisë shqiptare. Aq sa mund të jetë i pastër, i gëzueshëm, i pasur mjedisi i ngushtë i jetesës, aq është i fëlliqur, i zymtë, i varfër dhe i shkatërruar mjedisi i bashkësisë. Në kushtet e jetës moderne ky mjedis sa vjen e po rrënohet më shumë, mjafton të përmendim gjendjen e mjerueshme të sistemeve urbanistike, prerjen masive të pyjeve, ndotjen masive të bregdetit shqiptar.
Urrejtja ndaj shtetit dhe indiferenca ndaj bashkësisë kanë natyrisht shkaqe historike, dmth. ato nuk duhen parë si një fatalitet i pashmangshëm shqiptar. Për shekuj të tërë, deri në pavarësinë e vitit 1912, shqiptarët asnjë herë nuk kanë jetuar të pavarur si komb. Zotërit e ndryshëm të këtij vendi s’kanë qenë ndonjëherë të interesuar për mbarëvajtjen e krejt bashkësisë shqiptare, përkundrazi, kanë nxitur përçarjen, ndaj përgjithësisht kanë lulëzuar ose individë të veçantë ose, e shumta qytete të veçanta, në periudha të caktuara kohore- kujtomë Beratin, Korçën, Shkodrën e ndonjë tjetër. Por edhe me vendosjen e pavarësisë në nënshtetasi shqiptar rrallëherë e ka ndier shtetin ku jeton si të tijin. Vijon... (shih librin)
Sa aktuale mbeten sot këto rreshta nga autori, i cili shkruante siç ke dëshirë ti Ramë ta emërtosh, “tre hapa para”, që ta lexoje ti tre hapa para. Se i futën dhe një të shtyrë siç ndodh rëndom me gjenitë. Ata zakonisht s’jetojnë kur vepra e tyre implementohet, dhe tani na vjen e na flet ti nga mandate i tretë. Përpara se të vijoj mund të shtoj; ti mund ta kesh pasur shok atë, por kjo s`do të thotë që ai të ka pasur ty. Kuptohet. Problemi është se ai nuk jetoi të shkruante dhe tre hapa të tjerë, që ti lexoje tre hapa para përsëri. Por gjithsesi, marsh!
Unë do të citoja Klosin në një formë të re, duke shkëputur dhe rishkruar në një formë tjetër paragrafin e dytë:
Qëndrimi psikologjik i shumicës së politikanëve ndaj vendit të tyre, më ngushtë ndaj mjedisit ku jetojnë, është deri më sot një qëndrim negativ, i cili mund të përmblidhej shkurt me këto fjalë: populli im është armiku im, kurse mjedisi ku unë jetoj ose më lë indiferent, ose është dhe ai armiku im- Le të kapim ç’të kapim.
Prandaj me kaq mjafton të kuptojmë qasjen e politikanëve shqiptar,egoist, ambicioz, arrivistë, arrogantë, fodull, kapriciozë dhe pa vizion të brendshme të jashtëm. Ti Ramë e kupton mirë këtë, nëse kujton teorinë e perspektivës, dhe ty po të kapim nga shumë kënde duke vendosur pikën “P”, ose disa pika “P” njëkohësisht. E di ti, dalin akoma më shumë gjëra që si ka rrahur drita akoma, por që reflekset janë aty për ata që dinë ti kapin, dhe kush është i zgjuar e përdor refleksin për të kuptuar atë që fshihet në errësirë.
Në anën tjetër Kandiski rus, do ishte shumë i mërzitur sot po të shihte kush ja ka përkthyer librin e Teorisë së ngjyrave në shqip,e kush është vepra e përkthyesit në jetën e vendit të tij, i cili ecën me moton, “edhe djalli vesh Prada”. Perspektivën ja ke lënë PPP-ve dhe të huajve. Mos harro teorinë e pasqyrimit dhe përmbysjes. Por le të kthehemi tek libri Klosit sërish.
Në hyrjen e librit thuhet:
Libri që keni në dorë u shkrua në kushtet e mungesës së shtypit të lirë në Shqipëri.
Edhe këtu tre hapa para ka qenë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk ekziston shtypi i lirë në Shqipëri. Këtë e thotë vetë fjala, shtyp! Ku ka liri, me logjikë nuk duhet të ketë shtypje, por logjika tjetër të tregon se vetëm në shtypje mund të zhvillohet liria. Shtypi që shtyp, dhe shtypet, në Shqipëri nuk është i lirë në masën e duhur, sepse ose është ngritur me paramendim ose lëkundet, nga poli në pol, sipas interesave apo pagesave në favor të klimave politike në një terren sinoptik politik, aspak të qëndrueshëm, me vranësira të dendura, mot i çrregullt. Dhe që të shohin pakëz diell, duhet t’i luten politikanëve që hiqen si Zoti në qiell. Mund të kenë përftuar një copëz liri në emër të disa pseudo zhvillimeve, por kjo është nën 20%-30%. Përpjekjet për më shumë nuk mungojnë , natyrisht.
Mediat që sot ti i quan kazan, dhe në prapaskenë telefonat ziejnë e vlojnë- pse e the këtë; po ti ke qenë djalë i mirë, ç’pate?!
Po pse kështu, po ç`i keni këto tituj mo, po pse kështu?! Ore do flasësh mirë ti, apo do që të flasim ndryshe dhe bashkë ?!
Dhe me të drejtë i quan kazan, (gjobëvënësit), se dhe paret si doni më me thasë por me kazan e paleta. E, nëse u thua kazan plehrash, akoma më shumë përputhet, sepse janë të riciklueshme, që do të thotë përshtaten me politik-krimin për të mbijetuar. E kështu me radhë.
Mirë plehrave ja u gjetëm vendin po paletave dhe stokut si do ja bëjmë?/ Apo nëpër tunele enën tokë akoma?!
Prandaj shtypi i lirë, i lirë, zë një përqindje minimale, thuajse zero në Shqipëri, deri në momentin që nuk kapen nga politika, pasi flasin pa dorashka. Ju i ofroheni e thoni me tuajën- c’ka ky qeni që leh, t’i japim një kothere bukë, t’ia ngatë rrojmë pak zorrët se mbase zbutet. Kjo është qasja juaj vlerësuese ndaj frymës opozitare. Por që tregon vizoren, metrin tuaj të shkurtër.
Prandaj shtypi ka qenë një tjetër armë, asgjësimi në masë ndaj bashkësisë duke i’a ngatërruar zorrët individëve, duke i ofruar një menu shashkash dhe dizorientuese, sidomos në çaste kulmore, apo të rëndësishme politike, sociale dhe ekonomike. Një turli informacioni e servirur me qëllime dezinformimi, pasi dhe në shumicën e rasteve janë të dezinformuar nga burimet kryesore. Ose nuk kanë ku të gjejnë mjaftueshëm informacion të saktë. Pasi kur mbretëria e gënjeshtrave lulëzon, duhet shumë punë të gërmosh për të vërtetën dhe jo të gjithë kanë këllqe ta bëjnë. Kjo sepse politika u shkon nga pas dhe dihet ai avaz, presion, persekutim, shtyrje në greminë, spostim, asgjësim nga funksioni që duan të kryejnë. Kjo është fatkeqësi kombëtare gjithashtu, s’ngopeni me kronikë të zezë. Tani zërit të tyre i dha zë çështja McGonigall, falë zërit nga jashtë.
Këtu risjell dhe një herë paragrafin e mësipërm:
Zotërit e ndryshëm të këtij vendi s’kanë qenë ndonjë herë të interesuar për mbarëvajtjen e krejt bashkësisë shqiptare, përkundrazi, kanë nxitur përçarjen, ndaj përgjithësisht kanë lulëzuar ose individë të veçantë ose, e shumta qytete të veçanta, në periudha të caktuara kohore-kujtomë Beratin, Korcën, Shkodrën e ndonjë tjetër. Por edhe me vendosjen e pavarësisë nënshtetasi shqiptar rrallë herë e ka ndier shtetin ku jeton si të tijin.
Tre hapa para Klosi dhe këtu, (dekada po marim vetëm për këtë rast pikë zero- vitet‘90), d.m.th.
Edhe sot në vitin 2023 situata është e njëjtë, paragrafi është aq actual, sa të mburresh ditë e natë nuk mbulon dot asnjë nga të ligat që ti si lider shkarkove në derën e shqiptarit.
Duke i larguar masivisht me skemat nën tavolinë, Gjeneza- azil nëGjermani, politikat aspak sociale, trendi I shtëpive të barit, populli ushtar për bar që në Europë të mos hyjmë, se ai merhumi të paktën e thoshte më bukur kamufluar, bar do hamë e në Europë do hyjmë.
Thellove akoma më shumë përçarjen e njerëzve nëpërmjet bindjeve ideologjike e politike, duke i ndërsyer fort ata që bleve dhe strehove në parti, institucione publike e kështu radhazi, duke ngrehur në ring- kompleksitetin e superioritetit me atë të inferioritetit, pakënaqësinë me kënaqësinë e përkohshme plot pasiguri, sepse atë që ta bën partia, s’ta bën as perëndia, do thoshte ndonjë gjyshe me memorie të mirë.
Por krimi më i madh që ke bërë është vendosja në të njëjtin ring të kriminelëve me popullin. Kjo është ajo që nuk do të ta falnim kurrë. Në çdo kohë do të ketë mafie në çdo cep të botës, por monopolizimi dhe prishja e balancave duke synuar autokraci dhe në botën e errët të mafies, ky është një nga gabimet më fatale në tregun e zi shqiptar.
Pasi ti nuk njeh tolerancë, por ajo që nuk njohe, ajo që mbolle, të kthehet mbrapsht një ditë. Nuk ka pushtet të përjetshëm, vetëm kujtime të tilla mund të ketë. Nuk ka të pavdekshëm, pjesa tjetër janë mite, legjenda e përralla. Gjendja në të cilën ndodhesh sot para ndërkombëtarëve, me të cilët ke abuzuar dhe abuzon, është një tregues i mjaftueshëm. Nuk mund të bëhesh mit, deri tek mitmarrja shihje tre hapa para.
Na thuaj, mos duhet të të jemi falenderues që po na rendit në top listën e krimit?
Duhet të të jemi falenderues që për vete nuk ngujon të blesh rraqe me tendera miliona eurosh dhe një herë s’bëre një bamirësi për shqiptarin?!
Një herë nuk ofrove ndihmë të forcoje bashkësinë, komunitetin, apo popullin tënd. Ah jo, se i quan të vdekur, e ti je Mesia, Kryemafiozi. Popullin krisht!
Ishalla s’po ringjallet populli në tre ditë! Dhe po e mbyll me paragrafin e parë:
Problemi që na shqetëson të gjithë, mbarëvajtja e vendit tonë, është në radhë të parë një çështje psikologjike. Pa u zgjidhur kjo nyje, dmth. pa ndodhur ndryshimi i duhur në mendjet dhe qëndrimet e shumicës së shqiptarëve është e kotë që të shpresojmë në një ekip politik, i cili do ta nxirrte Shqipërinë nga depresioni i sotshëm, le të ishte ky i përbërë nga politikanët evropianë ose botërorë më të kualifikuar.
Fillimi është fund, fundi është fillim!
Ju referova tekstit të Klosit, duke qenë se u botua në vitin 1997 dhe është zë i kahut tënd, shoku yt, idealisti socialist, por që ti s’ishe specialist. Mundësinë e pate të tregoje të kundërtën përballë forcës opozitare, por tani futi një të lexuar Kafkës, tregimin “Hiq Dorë”, dhe hiqju PS-së nga qafa. Ti vërtet mund të lexosh tre hapa larg, por merita është gjithmonë e atyre që shkruajnë asisoj.
Tani skena për ty Ramë, se ne nga 3-hapa para me Librin e Klosit ‘97, po tërhiqemi 6-hapa pas në injorancën tonë, se vetëm ti je i mençuri ose 6-feets i thonë anglisht, dhe këta punëve su bëjnë bisht. Por të lutëm mos ngatërro hapat me dekadat, se mund të jesh më i gjati, por nuk je gjiganti. Shiko se ka plot video në Amerikë, që mund të ta vertëtojnë këtë, dhe jo vetëm. Sa ka bota!
Deri dje thoshin, piktori mundet me piktor. Por sot marrim dhe sportin, meqë kujtoj që je dhe basketbollist, po them- basketbollistët munden me basketbollistë. Tani dihet kush shquhet për basketboll. Skuadrat amerikane janë të duhurat për challenge. Tani nga tre hapshi stërvitu për tre pikshin, sa të duash, se nuk e bën dot me video-prova, derisa të dalë versioni që do për popullin. Shko, iku koha triblimit dhe xhonglimit!

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128