Lufta që estabilishmenti Rama-Berisha, po i fshehin Shqipëtarëve!

15 Prill 2024, 10:06 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Lufta që estabilishmenti Rama-Berisha, po i fshehin Shqipëtarëve!

Në mediat online dhe konvencionale të vendit tonë, është krijuar prej javësh “perdja e hekurt” thuajse po aq efikase sa Iron Dome me të cilin Izraeli po neutralizon raketat e Iranit. Teksa në Lindjen e Mesme po zhvillohet një luftë, (më shumë egzibicionale se sa e vërtetë), mes Iranit dhe Izraelit, në Shqipëri ka hyrë në një fazë më agresive një luftë tjetër: Binomi në distancë korrektësie Basha-Dumani, kundrejt binomit të estabilishmentit të vjetër Rama-Berisha.

E këtu ka hyrë fuqishën në aksion “perdja e hekurt” e censurës mediatike, e ndërtuar nga pushteti tepër i pasur Rama-Berisha.

Goditjet e Mëdha të Bashës ndaj binomit, Rama-Berisha, po intesifikohen çdo ditë e më shumë.

Dje finalizoi trajektoren e sulmeve të tij ndaj Berishës dhe Ramës, e nisur prej Janarit, në formën më agresive dhe konkrete:

Basha tregoi dje për herë të parë se si zyrtarët më të lartë të partisë Popullore Europiane ishin habitur me bashkëpunimin Berisha-Rama për të goditur figurën e tij në periudhën që Këshilli i Europës vendosi ta zgjidhte si krye komisioner të sekuestrimit të aseteve ruse.
Lulzim Basha dje tregoi se si në KiE ishin nisur letra dhe emaile nga anëtarë të Rithemelimit ku i bënin thirrje zyrtarëve të Brukselit, të mos pranonin Bashën si kryekomisioner pasi ai ishte i financuar nga rusët dhe citonin shpifjet e vërtetuara tashmë të dosjes McGonnigal.

Pra nga njëra anë Rama korruptonte McGonnigal të fabrikonte akuza për Bashën, nga ana tjetër Berisha me deputetët e tij i merrnin këto akuza të Ramës dhe jua dërgonin zyrtarëve të Brukselit si fakte… ndërkohë që në Tiranë në formën më hipokrite protestonin për çështjen “McGonnigal”.

Po ashtu Basha artikuloi një akuzë të fortë ndaj Berishës dhe Rithemelimit:
“ Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.”

Përditë e më shumë Lulzim Basha po distancohet me një kontrast të madh me Sali Berishën, e përditë e më shumë po sulmon Edi Ramën pa fjalë boshe të retorikës politike, por me akuza konkrete dhe specifike.

Tashmë për Lulzim Bashën, ndarja me Berishën nuk është thjeshtë për “nongratën” e SHBA-ve, por sepse Berisha është zgjatim i Edi Ramës, është bashkëpunëtorë i tij në ruajtjen e pushtetit të njëri-tjetrit… është i dëmshëm për Shqipërinë pothuajse si Edi Rama.

Një ndarje e madhe konceptuale e Bashës, e cila po i sjell një rimëkëmbje morale PD dhe vetë Bashës… por “perdja e hekurt” mediatike e Rama-Berishës po bën çmos që kjo ndarje dhe rimëkëmbje morale, mos të përkthehet në rimëkëmbje elektorale të PD dhe Bashës.

Po e censuron në maksimum.

Kjo është sfida e rradhës në fakt e Bashës!

Ashtu si fushata denigruese ndaj Altin Dumanit dhe SPAK arriti kulmin dje, kur Sali Berisha bëri thirrje që Dumani të arrestohet sepse është një keqbërës i pashembullt… deklaratë skandaloze, në kufijtë e kriminales, e cila kaloi pa zhurmë në mediat tona.

Pra, e skicuar dhe thjeshtëzuar në maksimum, skalionët e luftës politiko-penale në Shqipëri janë të qarta:
Nga njëra anë PD-SPAK dhe nga ana tjetër Rama-Berisha, në mes të tyre qëndron “perdja e hekurt” e censurës mediatike.
Tashmë ka një kostelacion të qartë të pozicionimit të aktorëve politikë. Lulzim Basha çdo ditë e më shumë në përkrahje të Dumanit, dhe Rama me Berishën çdo çast më afër me njëri-tjetrin!

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128