
Mbrëmë kisha frikë

Erdha në lagje, parkova dhe ...nuk po dilja nga makina. Në lagje ishte qetësi, të gjithë ishin brënda.
Mora telefonin dhe i bej një telefonatë familjes. "Jam në makinë dhe s'di por paskam frikë të dal".
- Hajde lartë se e kapën kriminelin.
U lehtësova.
Fakti që një kriminel por sillej përreth në Tiranë dhe kishte vrarë tre vajza të moshave 30-31 vjece dhe kishte plagosur edhe tre të tjera më krijoi ankth.
Jeta është bërë e pasigurtë.
Unë nuk jam juriste dhe nuk i njoh ligjet.
Krimineli psikopat lexova se përpara disa vitesh kishte vrarë gruan 22 vjecare, përdhunuar kunatën dhe marr peng nënën e tyre. Me të drejtë më lind pyetja: A nuk ka mjaftuar për ta burgosur përjetë?!
Mesa duket jo.
Atëhere më lind një tjetër pyetje: A ka psikolog apo psikiatër kur dikush me këtë të shkuar përpara se t'a lirojnë ti bëjnë një vizitë për të parë nëse ky njeri e meriton lirinë dhe nëse ka reflektuar mbi cfare ka bërë?! Se di!
Kam një sygjerim: Mos hidhni para nëpër shoqata me protesta. Neve nuk jemi popull që komunikojmë.
Hidhni para dhe ndërtoni qëndra psikiatrie dhe mbyllini këta njerëz të rrezikshëm për shoqërinë aty mqs dënimin e vdekjes nuk e ktheni dot. Ose lërini kështu sic janë dhe presim në vazhdim humbje jetësh sërish.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128