
Në vend të marrshimit me kostumet e UÇK-së, paradë me parullat e LGBT-së!

Kosova u çlirua 25 vite më parë!
Me dt 12-të qershor të vitit 1999-të ish-presidenti Klinton do të shprehej me ngazëllim:
"Sot pas 79-të diteve, qiejt e Jugosllavisë do të jenë të qetë..".!
Pikëridht atë ditë të shënuar për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar 50.000 forca te KFOR nga 39-të kombe të ndryshme të globit, do marshonin drejt Kosovës.
Forcat speciale norvegjeze dhe ato britanike do mbërrin të parat në Prishtinë duke u hasur në një provokim të rëndë e të rezikshëm rus, pasi ushtarakët e tyre kishin okupuar aeroportin e Prishtinës.
Ato u detyruan të largoheshin me turp pasi që dhe Rumania, Hungaria e Bullgaria nuk i lejuan të përdornin hapsirën e tyre ajrore, për tu furnizuar me mjete dhe ushtri.
Natyrisht që për Kosovën nuk ka ditë më të shenjtë.
I shenjtë ngelet dhe kontributi i patjetërsueshëm i aleatëve euroatlantikë, me në krye SHBA-të.
Kurrë nuk do të shuhen kujtimet për rezistencën shekullore të shqiptarëve të Kosovës, të cilat u kurorëzuan me krijimin e UÇK-së.
Por në vigjilje të kësaj feste me përmasa nacionale është rasti jo vetëm të bëjmë paradë arritjesh me kolore elektorale, a thua se memoria jonë fshihet lehtë.
Duhet që të gjithë e sidomos politika ne Kosovë ti qaset një analize të thellë e reale dhe një reflektimi gjakftohtë, se ç'farë duhet të ishte bërë më mirë në Kosovë.
Situata aktuale në të cilën është Republika më e re e kontinentit nuk është frymëzuese fatkeqësisht.
Dhe shkaktari i vërtetë me emër të përveçëm është politika.
E sigurisht në tablonë reale të Kosovës sot shohim se kjo krijesë me veshtirësi e aleatëve tanë perëndimërë, ka ushqyer skajet e një tensioni të madh e të pajustifikueshëm pikërisht me aleatët më të ngushtë, më të sinqertetë e kontributorët që në fakt janë dhe fuqitë më demokratike si dhe më të mëdhatë nga ana ushtarake e ekonomike.
E pa dashur të bëj analizë kronologjike, unë bëj fajtor po me emër të përveçëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
E gjithë veprimtaria e tij jo vetëm në opozitë por me kostum tjetër e brendi të njejtë, edhe sot si kreu i qeverisë dhe i mazhorancës në Kosovë.
Pa u ndalur te mungesa e vizionit e reformave zhvillimore në ekonomi ku kjo qeveri përkundër premtimeve, rezulton e pazonja.
Ajo që është uluritëse te Albin Kurti është politika e jashtme.
Me çmendurinë e një të sëmuri nga mitomania, ai arriti te faktorizoje te aleatët tanë njeriun me antiperëndimorë e pro-rus, krahun e djathë të Millosheviçit Aleksandër Vuçiç.
Dite të tilla në mos të zeza por minimalisht të murrme për Kosovën, askush nuk i ka menduar.
Edhe në rrafshin kombëtar Albin Kurti, i përbetuari për “Bashkim Kombëtar", po përvijon një konstistencë me ndërhyrje agresive përçarje te faktori politik shqiptar kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Preshevë -Medvegjë -Bujanovcit.
Nuk gjej aresyetim tjetër dhe rezultat logjik të këtij inkursioni veçse shërbim dashje pa dashje për Vuçiç dhe politikat e tij anti shqiptare, sllavo-ruse.
Albin Kurti edhe cilido mediokër politik e dinë se nuk ka as fuqi shtetërore e natyrisht as përsonale të faktorizohet si kryelider i shqiptarëve në Ballkan, i cili në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit në vend që të marrshonte me kostumet e UÇK-së bëri paradë me parullat e LGBD-së.
Ai është votuar masivisht duke mashtruar se do luftonte korrupsionin të cilit vetëm i ndërroj ngjyrën.
Ai u votua se u besua nga shqiptarët në Kosovë, se do punonte për një shkallëzim të bashkimit tonë shpirtëror dhe te integrimit pan -shqiptar.
Por kjo pseudo kauzë rezultoi propagandë si rezultuan mashtrim e propagandë premtimet komuniste, pas luftës së dytë botërore!
Gjithsesi edhe Albini edhe albinë të tjerë janë kalimtarë politikisht e fizikisht.
Ajo që ju ngelet brezava është Kosova e lirë!

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128