
Atentatorët e Kushteutës dhe sistemit zgjedhor Rama-Berisha, prodhuan këta deputetë mbi kangjella!

Atentati ndaj Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për zgjedhjer parlamentare ka si ekzekutorë, Edi Ramën dhe Sali Berishën! Duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes të deputetëve nga vullneti i drejtëpërdrejtë i popullit tek lista e kryetarëve, formacionet politike u kthyen në formacione besnike të liderave të tyre!
Edi Rama dikur i detyronte deputetët të përlesheshin me forcat e policisë tek zyrat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa sot Sali Berisha, i detyron të hipin sipër kanjgjellave ose të kacaviren nëpër dritare. Cila është simbolika e këtyre veprimeve?!
Nëqoftëse ligji është gardh ne i kalojmë sipër; Nëse ligji është institucion ne i futemi nga dritarja për tu "përballur" me të dhe jo nga dera siç futet çdo qytetar i ndershëm! Por cili fenomen i prodhoi këta deputetë, që po e mbyllin karierën me këto sjellje qesharake cirkulatorësh?!
Listat zgjedhore sipas preferencës së kryetarëve dhe mosqarkullimi i elitës politike. Ndaj platforma politike për Shqipërinë post tranzicion e Lulzim Bashës, në të cilën një nga kolonat kryesore është edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, është zgjedhja e duhur.
Lideri historik i rriciklimit të elitës u shfaq mbas kangjellave dhe në dritaret e Kuvendit duke bërë veprime cirkulatori, siç thoshte Seneka. Cirkulatorët kanë qenë artistë rrugësh të cilët thoshin shprehje të bukura ose bënin numra magjie për të marrë vëmëndje ose të holla nga turmat. Numri i magjisë këtë rradhë ishte: Si të jemi në parlament, por pa hyrë nga dera?! Magjia u realizua duke hyrë nga kangjellat e hekurit në të cilën Flamuri u rrezikua të valvitej dhe nga dritarja Salianji duke gridëruar me bluzën e Braço di Ferros!

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128