Partia Demokratike e Shqipërisë, diamanti që ka humbur shkëlqimim vit pas viti… por që do shkëlqejë më fortë se kurrë!

16 Mars 2023, 20:22 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Partia Demokratike e Shqipërisë, diamanti që ka humbur

Partia Demokratike u krijua si antagonistja e “demonit” PPSH-së. Ishte Ëngjëlli i Shqiptarëve që do luftonte dhe do mbronte Shqiptarët nga kthetrat 50vjeçare të demonit të kuq Komunist!

Burra dhe Gra, në orët e para të 1990-92 mposhtën frikën nga terrori i kuq 50vjeçar që ishte ushtruar mbi ta, gjetën kurajon dhe dashurinë për të ardhmen, dhe krijuan Partinë Demokratike të Shqipërisë ????.

Dashuria për Lirinë, për Shqipërinë, për Demokracinë… emocionet e forta për një jetë te begatë, u finalizuan te krijimi i PD.

Të pangrënë, të sëmurë, të shkatërruar nga puna si skllevër, Shqiptarët u ngritën si Feniksi nga flakët e Zjarrit, dhe Demonit PPSH i dolën përballë me krijesën e aspiratave të tyre, PD.

Aksionerët e PD janë me mijëra e mijëra Shqiptarë që ndër vite materializuan aspiratat e tyre duke derdhur djersë e gjak për këtë parti.

POR…

…ndër vite PD devijoi totalisht nga këto vlera dhe këto ëndrra. Aspirat e Shqiptarëve u zëvëndësuan me lakminë për Pasuri dhe Pushtet të Kupolës drejtuese të PD. Pasioni i Shqiptarëve për Demokraci, Shtet Ligjor dhe treg të lirë… u zëvëndësuan nga klanet për pasurim nga korrupsioni, për zaptimin e pasurive të Shqipërisë!

Shqiptarët ju larguan PD-së, ajo nuk ishte më gardiania e aspiratave të tyre, por ishte mbrojtësja e skandaleve dhe vjedhjeve të Familjes Berisha, të ministrave dhe drejtorëve të korruptuar të saj…

Teksa Gërdeci shpërthente dhe viktimat dergjeshin, pasuria e Berishës arrinte shifra të çmendura, ministrat e tij (Bode, Ruli, Imami, Noka etj) pasuroheshin me Vila, me biznese, me prona miliona €… pas vitesh devijim nga kauza e krijimit të
PD, ajo u rrëzua me 1milion vota kundër në 2013!

Sot ata që këtë diamant të Shqiptarëve të lirë, e mbuluan me baltë, kërkojnë ta përvetësonin si pronë familjare të tyre… por DËSHTUAN!

Kjo ishte beteja përse Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha NUK ja dorëzuan PD, klanit milioner “Berisha”... sepse PD nuk është pronë e atyre që kthyhen në miliarderë nga ajo (Berisha dhe klani i tij) por PRONË E SHQIPTARËVE TË NDERSHËM që dashurojnë të djathtën, demokracinë dhe në 1992 e në vazhdim investuan te kjo parti!

Sot E.Alibeaj, Basha dhe demokratët që i përkrahën (ku sadopak fus dhe veten) realizuan fitoren e parë:
E çliruan PD nga kthetrat e korrupsionit të kaluar!

Tani kanë një sfidë edhe më të vështirë: të rikthejnë PD si Ëngjëllin mbrojtës të aspiratave dhe problemeve të Shqiptarëve!

Është sfidë e madhe, do kërkojë kohën e vet, nuk zgjidhet në 14Maj… por është sfidë totalisht e fitueshme nëse udhëhiqen nga të njëjtat aspirata dhe ëndrra që Shqiptarët në 1992 krijuan Partinë Demokratike!

Zoti e bekoftë PD, Zoti i ndriçoftë rrugën asaj!

ide