PD, me demokratët e për demokratët!

5 Shtator 2023, 18:27 / IDE NGA ALBAN DACI

PD, me demokratët e për demokratët!

Beteja e Partisë Demokratike nuk është e lehtë, sepse është kundër establishmentit dhe dinastisë politike që e kanë kthyer politikën në në profesion me trashëgimi. "Ata" sigurisht që kanë qenë gjithmonë bashkë dhe do të bëheshin bashkë, sepse i bashkon interesi për ta konservuar aktivitetin politik ekskluzivisht në interesin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ata nuk duan garë, lista të hapura, sepse demokratët e thjeshtë, votuesit që i kanë mbajtur vetëm si votues për t'i mbajtur në pushtet. "Ata" kanë qenë bashkë, por sot u bënë bashkë si kastë e vjetër, si një mur ndaj demokratëve. Atyre u intereson vetëm pushtetit tashmë i kthyer po nga "Ata" me trashëgimi tek familjarët e tyre.

Ndërsa PD, tashmë ka vendosur të jetë e demokratëve e atyre demokratëve të palodhur që e ka mbështetur dhe votuar PD për ideale pa marrë asgjë në kembim, as pushtet e as privilegje! PD e sotme bashkë me demokratët dhe qytetarët e ndershëm do të jetë mundësia për të investuar në politikë dhe për tu vlerësuar e respektuar me meritokraci. PD do ja dalë me demokratët e për demokratët!

PD ka hyrë në një proces të thelle reflektimi dhe reformimi, ku si asnjëherë më parë do të jenë demokratët dhe anëtarësia që do të bëjnë propozimet dhe do të votojnë më të mirët në forumet e larta drejtuese. Motorët e PD janë ndezur për tu mos u ndalur më deri në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme.
Proceset e rëndësishme kanë ndodhur në PD:
- zgjodhën Kryetarin
- bënë Kuvendin e miratuan Statutin e ri me frymë e Preambul të mirëfilltë duke u pozicionuar si subjekt politik e qendrës të djathtë
- plotësuan vakancat e Këshillit Kombëtar që do të mblidhet të Shtunën e do të votoj Kryesinë e PD dhe forumet e tjera të rëndësishme.