Përdorimi i simboleve të PD-së për halle familjare, është tradhëtia më e madhe që mund t’u bëhet demokratëve
Nuk kishte asnjë dilemë, nuk ekzistonte asnjë dyshim, asnjë pikëpyetje dhe paqartësi, se Sali Berishës i duhej logo, selia, vula, deputetët e PD-së dhe demokratët, për t’i përdorur për ditë të këqia, kur ai do të përballej me drejtësinë.
Ndonëse dha dorëheqjen në vitin 2013, ai asnjëherë nuk e la partinë, e cila i kishte dhënë gjithçka në këmbim të asgjëje, të rritej jashtë influencës dhe hijes së tij.
Pas shpalljes “Non grata”, përgjatë dy viteve, e ka thërrmuar, duke e tkurrur, përçarë, dobësuar, duke e shndërruar grupimin e tij në anakronik, të pabesueshëm dhe halucinant, që, në vend të flasë dhe të përfaqësojë hallet e njerëzve, flet dhe përfaqëson vetëm hallet e Sali Berishës.
Ndonëse kishte premtuar se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në fatin e tij dhe do t’i zgjidhte problemet personale jashtë saj, hetimi i SPAK-ut për kompleksin “Partizani”, po vërteton përditë të kundërtën.
Nxjerrja e juristit Ivi Kaso, të folurit me gjuhën, epitetet dhe agresivitetin e Berishës ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i quajtur “laro të Edi Ramës”, është tregues i gjendjes së dëshpëruar ku ndodhet ky grupim politik, që, tashmë, flet me gjuhën e Sali Berishës, sulmon armiqtë e Berishës dhe përdor logon dhe simbolet e PD-së për të mbrojtur dhe për t’i dalë në krah çështjeve penale të familjarëve të tij.
Demokratëve iu premtua pushteti në pak muaj dhe sot janë më larg se kurrë prej tij.
Iu premtua bashkimi, fitorja dhe forcimi, sot janë më të ndarë, më të dobët, më të pafuqishëm se kurrë.
Iu premtuan protesta për hallet e tyre dhe të shqiptarëve dhe po iu ofrohet shfaqje e shëmtuar çdo javë në Parlament vetëm për të mbajtur drejtësinë larg oborrit familjar të Sali Berishës.
Demokratët nuk e meritojnë këtë sjellje, këtë keqpërdorje dhe këtë asgjësim tërësor të mundit dhe sakrificave të tyre.
Sot është e rëndësishme të bëhet një bilanc, të ngrihen disa pyetje dhe të analizohet se çfarë u premtua, çfarë u realizua, çfarë u synua dhe cila është gjendja aktuale.
Vetëm kështu do arrihet një ndërgjegjësim dhe një vetëdijësim i tyre.
Koha është tani!
ide
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128