Pse nuk e meriton të dëgjohet Irfan Hysenbelliu sot?

22 Mars 2023, 17:29 / IDE SHëNIM

Pse nuk e meriton të dëgjohet Irfan Hysenbelliu sot?

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu në deklaratat e tij të ditës së sotme hodhi vrerë mbi kryeministrin, Edi Rama, madje bëri një denoncim shumë të rëndë duke u shprehur se ai i ka kërkuar që të sulmonte Ministrin e Jashtëm, nuk tha emër por që aludohet që është Ditmir Bushati (minister i jashtëm nga 2013-2019)

Nëse kjo është e vërtetë është shumë e rëndë dhe Hysenbelliu e di se çfarë presioni është ky, por gjithesesi nuk e denoncoi, filloi sërish të mbronte Ramën në vitet në vazhdim.

'Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë që po ndodh sot', u shpreh ndër të tjera Hysebelliu.

Për gjendje psikolokologjike të Kryeministrit është folur që në kohën kur ai ishte kryetar Bashkie. Pra Hysenbelliu e ka ditur prej kohësh këtë gjë dhe prap me mediat e tij, vazhdoi t'i shërbente me devotshmëri Ramës.

Biznesmeni foli gjithashtu dhe për skandalin ish-agjentin FBI, Charles McGonigal.

“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë. Po e meritova, do e marr. Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj”, deklaroi Hysenbelliu.

Po kush e lidhi Hysenbelliun me McGonigal?

Kuptohet njerëzit që qëndronin pranë Ramës sipas lidhjeve që dihet deri më tani dhe sërish Hysenbelliu nuk e denoncoi as këtë rast korrupsioni, derisa i erdhi rradha që të sulmohej.

Për të gjitha rastet e rendituar të korrupsionit nga vetë ai dhe për shumë e shumë raste që Hysenbelliu i ka ditur dhe nuk i ka denoncuar për vite me radhë pasi pretendon se është medie e pavarur, sot sado të drejtë që të ketë, nuk e meriton të dëgjohet./ Alfapress.al

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128