Revolucioni që bitisi atje ku nisi!
Etimologjia e revolucionit vjen nga latinishtja, “revolutus”, përbërë nga re - “përsëri” dhe volvere - “të kthesh”. Pra, të kthesh përsëri.
Kështu dhe revolucioni i fshatit tonë, që nisi për votën dhe kundër kooptimeve dhe bitisi me kooptime pa votë, u kthye aty ku nisi, sepse betejën nuk e kishte për demokracinë, por për një individ. Një xhiro 360 gradë, që nuk prodhoi asgjë, veçse një amnezi të atyre që po hidhen sa andej këndej, pa një bosht moral, pa një kompast politik.
Ka një arsye pse të gjitha qytetërimet në qendër të fshatrave, qytezave dhe qyteteve të tyre, kanë institucione fetare, ato nuk përfaqësojnë thjeshtë besimet përkatëse, por tërësinë e vlerave që kanë në qendër komunitetet, vlera që i bëjnë bashkë, vlera që u japin një telos, një rrëfim përbashkues, një botëkuptim që shoqëron zhvillimin e tyre social.
Ndaj dhe fragmentimi i vazhdueshëm i disa pjesëve të opozitës, vjen si pasojë e humbjes së pikave të refermit të vlerave, trajtimit të politikës së shkëputur nga vlerat dhe besimi në një qëllim të përbashkët, por përqendrohen të arritjet individuale, meditëse, që kanë për objektiv karriget, mbijetesën përballë drejtësisë; mbijetesën me të cilën justifikojnë çdo zullum, hile, akrobaci, në kurriz të atyre që mund të kenë besuar një kauzë, por në fund korrin të njëjtin rezultat.
Jashtë vlerave nuk mund të ketë politikë, jashtë vlerave me të cilat PD ka lindur, nuk ka PD. Ndaj sot u bashkuan në një formacion të themeluar qartësisht me një vizion antagonist me SHBA dhe për t’i bërë ballë projektit të tyre në Ballkan, atë të fundit të pandëshkueshmërisë, të njëjtin vizion antagonist që ka dhe Rama, që deri tani është fshehur pas zhurmës që prodhon revolucioni shterp, por në hije mpreh thikën kundër SPAK dhe BKH.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128