
Shqipëria...!

Shqipëria nuk ka nevojë për zgjedhje që duhet të rizgjedhin, por për zgjedhje që bëjnë ndryshimin!
Shqiptarët nuk kanë nevojë për zgjedhje që të rizgjedhin të njëjtët sot e 30 vjet, sepse kjo konsiderohet riciklim.
Realiteti politik është mbytës dhe i politizuar deri në mitizim saqë nëse shprehim opinione edhe kur janë të drejtë që kritikojme realitetin nuk marrim inkurajim apo mbështetje, por konsiderohemi deri në armiq, sepse ju kemi prekur heronjtë e rremë dhe mitet.
Shqiptarët diku nga halli e diku nga interesi janë të politizuar deri në helmim sa politiken e konsiderojnë aktivitet mbijetese apo si mundesi për tu ngjitur pas dikujt që të kenë mundësi të marrin privilegje apo shpesh e konsiderojnë politikën edhe thjeshtë si mundësi punesimi.
Ndodh shpesh që shkojnë pas një politikani pa e analizuar nëse është një figurë apo një person që meriton mbështetje, por vetëm e konsiderojnë si mundësi për tu kapur pas dege për të gjetur një vend pune.
Ka ditë që jemi në fushate e shikoj plotë persona që ndajnë statuse apo qendrime të kandidatëve dhe këtë e bëjnë, sepse nuk janë të lirë dhe se janë militantë apo skllever të pushtetit që i ka lidhur dhe i zgjidh vetëm me leje.
Ndodh shpesh të bëjmë statuse apo qëndrime kritike dhe ata që i kemi miq në fb, heshtin dhe nuk kanë as guximin e forcën të bëjnë like e mandje brenda vetes na konsiderojnë "armik të Partisë".
Është sa absurde po ashtu edhe e papranueshme ky lloj nënshtrimi që kanë qytetarët ndaj politikës e politikanëve e kjo keqardhje është akoma më e madhe, kur shikon intelektualë që kanë vlera dhe mbështesin kandidatë që nuk kanë as cerekun e vlerave të tyre, por këtë e bëjnë duke ju nenshtruar Partisë, liderit e po ashtu duke ju servilsosur pushtetit.
Këto zgjedhje, per fat të keq ashtu si shumica e zgjedhjeve në këto 30 viteve nuk kanë asgjë të re, por ricikilim të të njëjtëve politikanë që tashmë pa frike mund të themi se nuk janë të rastësishëm, por dinasti të mirefillta familjare politike.
Nuk ndryshon vetë Shqipëria, nëse nuk marrim distancë nga kjo politikë ricikluese dhe me nivele inferiore njerëzore që kërkojnë votat e qytetarëve, herë me shkollë e herë pa shkollë fare, por në fund punë e madhe, sepse këtë kanë vendosur liderët që shumica e shqiptarëve i konsiderojnë mite dhe heronj!
Këto zgjedhje në fakt janë një rutine e radhës duke respektuar të famshmin kriter të demokracisë "periodike", por që nuk kanë asnjë ndryshim me ato që kemi bërë në këto 30 vite tranzicion.
Pas datës 14 maj, po këta që kanë qenë në këto 30 vjet do të jenë , me dallimin e radhës, se dikush do të jetë humbës e dikush tjetër fitues.
Në fakt, ata nuk humbin asgjë, të vetmit që humbin janë shqiptarët që do të vazhdojne të rapaten në betejën e famshme të anëtarësimit në BE e po ashtu në sfidat e mëdha të një jete që gjithnjë e më shumë bëhet e vështirë, sigurisht edhe për shkak të realiteteve të reja ndërkombëtare, perderisa njeriu me instiktin e tij natyral i është rikthyer përsëri luftës për të zgjidhur hesapet dhe mosmarrëveshjet.
Të rinjtë shqiptarë do të vazhdojnë të largohen, sepse me heshtjen e tyre nuk janë dakord me këtë politikë e këta politikanë, por ndjehen të pafuqishem të revoltohen dhe të ngrihen për të ardhmen e tyre.
Pensionistët me shumë gjasa do të udhëtojnë përsëri me një tranport publik aspak dinjitozë e shpesh edhe pa qindarka në xhep për të paguar biletën, sepse më shumë se gjysma e shumës ju shkon për ilaçe.
Shqipëria nga Veriu ne Jug është një ekspozitë e zymtë e marre peng nga një politikë, e cila pa dallime të medha nuk pasqyron asgjë, por është kthyer në një tabu që nuk ndryshon as veten, por kërkon vetëm pushtet.
Iluzionet se të mundim këtë apo atë, të votojmë këtë se është më i mire se ai, janë thjeshtë mjegulla që na kanë mbuluar shikimin drejtë të ardhmes.
Ndoshta nuk kemi qenë të lirë në shumicen e historise tonë të 500 viteve të fundit e kjo ka na bërë që të shikojme më shumë me nostalgji të kaluarën sesa të kemi shpresë e guxim për të ndryshuar të tashmen e për të ndertuar të ardhmen. Nje keqardhje e madhe për atë që po jetojmë e po ashtu më e madhe është keqardhja që nuk po bëjmë ndryshimet që na duhen.

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128