“Të hanë kokat” po na merr jetë policësh!

15 Maj 2024, 07:56 / IDE NGA ERMAL PEçI

“Të hanë kokat” po na merr jetë policësh!

Të ekzaltuar gati gati në ekstazë po vazhdojnë fjalimet në radhë për arritjen e Ramës në mes të Athinës, do t’i rikthehem kësaj çështjeje përsëri po mos të kishte ndodhur ngjarja e rënd në Fier.

Para disa vitesh njësoj u ekzaltuan analistët edhe pushtetarët pranë qëverisë kur Rama në emision përmëndi shprehjen të hanë kokat.
Epo mesa duket ajo që prodhoj kanabizimi i vëndit nuk prodhoj vetëm “kokat e ngrëna” nga përplasja e bandave por edhe një ndryshim të strukturës sociale.

Strukturë sociale e shoqërisë që u deformua që në kohën e kanabizimit të vendit, ku njerëzit e botës së krimit por edhe e gjithë struktura e Policisë së Shtetit bashkëpunonin, se si kush e kush e mbushte tokën e Shqipërisë me gjethen jeshile.

Kjo gjethe e cila bëri lidhjet që ne na janë bërë të ditura nga ndërkombëtarët ku në dosjen Metamorfoza, shefi i operacionales dhe një sërë shefash të policë bashkëpunon me krimin dhe merrnin pjesë në vrasje. Tashme ky realitet është përhapur në çdo qelizë të Policisë së Shtetit ku nëpërmjet pushtetit politik shefat shërbejnë për basene votash dhe punojësit e policisë ndihen të braktisur.

Sikur mos të mjaftonte ky realitet i dhimbshëm Policia e Shtetit nuk arriti dot as të implementonte në mënyrën më të mirë projektin suedez ku u investuan 90 milionë euro për të ngritur Policinë Komunitare e cila do të mundësonte urat e lidhjes midis komunitetit dhe policisë por gjithashtu do të vendoste në pah e do të mbante në vëzhgim personat të cilët kanë një të shkuar kriminale, ose vijnë nga familje kriminale dhe janë të identifikuar si persona me sjellje deviante në shoqëri.

Vrasja e një efektivi të policisë është vrasja e shtetit. Pavarësisht se si ngjarja ka ndodhur edhe në çfarë situate gjaknxhetësie është vepruar, aty u vra shteti jonë dhe u vra secili prej nesh që kërkon në këtë vënd siguri dhe qetësi si dhe të ndërtoj jetën e tij pa u detyruar të emigroj.

Shqetësuese është se kohët e fundit janë një sërë ngjarjesh në të cilat janë tentuar të vriten efektivë policie. Për vetëm dy muajt e fundit kemi studentin e Akademisë së Policisë që shpëtoi kur mbi makinën ku ai ishte prezent u shkrepën 32 plumba kallashikovi, kemi përsëri ngjarjen në Shkodër ku një efektiv policie u godit me thikë në qafë dhe falë zotit shpëtoi dhe vijmë tek ngjarja tragjike në Fier ku humbi jetën efektivi i forcave Shqiponja.

Pyetja lind se ku e gjejnë forcën të goditet shteti shqiptar, ku ju buron forca për mosrespektimi i ligjit? Por jo vetëm kaq, politikanët shqiptarë duhet të kenë kujdes se si e konceptojnë shtetin. Se për sa kohë ti merr pranë vetes kriminelë edhe i vesh me kostum, i bën të parët e qyteteve, ju delegon pushtet e tendera, ashtu siç bëri Rama.

Ata do të kenë shëmbullin para syve se si edhe pse je kriminel ti i ngjit shkallët para atij që studion e respekton ligjin. Prandaj politikanët dhe në këtë rast Kryeministri Rama duhet të ketë kujdes në ato që thotë sepse shprehja e tij hëngshin kokat mesa duket po merr e jetë policës nga arroganca që ka fituar krimi.