Të jesh i Majtë nuk do të thotë të jesh Pervers

22 Nëntor 2022, 10:52 / IDE NGA ELONA CASLLI

Të jesh i Majtë nuk do të thotë të jesh Pervers

Kohët e fundit ka filluar të artikulohet rëndom alibia se personazhet që mbështesin publikisht Erion Veliajn, e mbështesin këtë të fundit se janë të majtë.
Veliaj mund të përfaqësojë gjithçka veçse ideologjinë e së majtës jo.
Veliaj ka qenë në vetë të parë persekutori i të gjithë njerëzve në nevojë.
Policia bashkiake ka kryer terror sistematik kundrejt grave në moshë që vinin nga fshatrat për të shitur një tufë sallatë.
Erion Veliaj i ka trajtuar të gjithë njerëzit në nevojë, si manekinë për të bërë foto dhe video duke përdhosur dinjitetin e tyre dhe duke mos respektuar asnjë normë morali në këtë proces.
Erion Veliaj përfaqëson ideologjinë e perversitetit, por kurrsesi ideologjinë e së majtës e cila në parim, ka një ndjeshmëri të skajshme kundrejt njerëzve në nevojë.
Ndaj këtë alibinë e të majtës depozitojeni tjetërkund se nuk pi ujë.
Dhe mos t’ju vijë hiç keq dhe mos e rrudhni hiç fytyrën kur përballeni me reagimin qytetar që nuk pajtohet me perversitetin e Erion Veliajt.
Sipas logjikës suaj, ju na paskeni të drejtën të pushtoni hapësira televizive në krah të Erion Veliajt dhe para një mikrofoni të na e servirni Hajdutërinë për Ndershmëri, Paditurinë për Dije, Shkatërrimin për Ndërtim, Perversitetin për Virtyt dhe ne të mos reagojmë hiç, se ju thjesht po ushtroni të drejtën tuaj, sipas Koventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Çdo veprim në jetë ka një faturë, duke u nisur që nga kafja e mëngjesit dhe duke përfunduar tek qëndrimet pro apo kundër perversitetit.
Për sa kohë me vetëdije dhe me vullnet të plotë po mbështesni një qënie perverse që ka shkatërruar dhe vazhdon ta shkatërrojë këtë vend, do të përballeni edhe me reagimin qytetar dhe jo me “ gjyqin publik” sikundër ju leverdis ta quani.
Me pak fjalë, ju mbështetjen Erion Veliajt ia jepni publikisht, ndërsa ne, që nuk bashkohemi me figurën e tij, reagimin duhet ta kemi privat.
E thënë shkurt- Ju ta mbështesni publikisht, ndërsa ne t’ju kundërshtojmë privatisht, se juve nuk ju vjen mire kundërshtia publike.
Për sa kohë mbështetja është publike, e tillë do të jetë edhe kundërshtia.
Post Scriptum- Nuk janë errur ende sytë dhe nuk na është tharë ende goja që të qëndrojmë të heshtur, para një shfaqjeje të fëlliqur perversiteti.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128