
Triarkia shqiptare!

Që në lashtësi nocioni i shtetit Triarkal ka qenë mjaft i aplikuar. Perandoria Kineze në vitet 202-220 para erës sonë, Perandoria Romake me J.Çezarin, Pompein dhe M.Crassus po ashtu ka qenë një Triarki. Në kohët moderne Franca ka njohur triarkinë e saj me Robespierrin, Sant Just dhe Kutonin.
Në thelb Triarkia është funksionimi i një shteti përmes 3 liderëve politikë, ku edhe pse nocioni i saj e përkufizon pushtetin e tyre të barabartë, shpërndarja e pushtetit mes të tre liderëve varion në momente të ndryshme… por në afatgjatë të tre liderët janë njësoj drejtuesit e atij shteti!
Por për të kuptuar më mirë çfarë është Triarkia, përtej definicionit ligjor… por në kuptimin e saj më xhenuin, më instiktiv duhet të kthehesh te lashtësia, aty ku u shpik si term. Latinët e lashtë Triarkinë e quanin “TRIUMVIRATUS”, pra nëse do mundohem ta kthejë në Shqip: tre(3)triumfues.
Është egzakt termi më i goditur e shpjegues për Shqipërinë 1990-2023: TRIARKI nën sfondin e 3 triumfuesve!
S.Berisha, I.Metaj dhe E.Rama e kanë “triumfuar ose më saktë, dominuar pas kanë triumfuar në zgjedhje politike gjithnjë e më pa jetë… pa votues, njësoj Shqipërinë… njësoj si ai zbutësi i kafshëve në cirk që pasi e nënshtron, e thyhen, Triumfon mbi kafshën… më pas e skllavëron, e dominon dhe keqtrajton aq brutalisht sa ndodh një paradoks: njeriu (zbutësi) kthehet në egërsirë dhe egërsira kthehet në viktimë të tij… ndërrohen vendet pa e kuptuar!
Kthehemi në aktualitet, sot jemi egzakt në TRIARKI të pastër. Rama jep që prej 2002 leje ndërtimi, tendera rrugësh e më pas prej 2013 në rolin “Zbutësi i Cirkut” Rama morri në dorë një kamzhik edhe më të fortë, atë të Kryeministrit dhe e dhunoi brutalisht “elefantin” (popullin Shqipëtarë) e gjunjëzojë, në lëkurën e tij janë të freskëta fishkullimat e kamzhikut të Ramës…
Tashmë në Shqipëri përveçse pamjes apo zërit, nuk kuptohet kur flet Berisha apo Rama, Metaj apo Berisha!
Të tre kanë afera korruptive të dala në dritën e diellit… dokumenta të firmosura miliona € korrupsion, male betoni të quajtura “Kulla” ose anasjelltas, shpërthime, vrasje… madje edhe duke numëruar miliona të filmuara me video, me zë e figurë!
E çfarë përgjigje kanë?
Identike të 3 TRIARKËT:
Rama pasi i mbrojti për vite me rradhë Inceneratorët, lau duart duke saktifikuar Ahmetajn, dikur sakrifikoi Tahirin, nesër e kanë rradhën Beqja me Gjiknurin… ama të gjithë këta “kanë ngrënë dardha pas kurrizit të Ramës”… duke e harruar moton e tii në 2013-2014 “është sistemi i korruptuar, jo individi” . Sot sistemin (që e drejton ai) e quan të tradhëtuar nga individi, dhe DREJTËSINË (SPAK dhe Gjykatën e Posaçme) i anatemon publikisht sa herë që tentojnë të nxjerrin të vërtetën:
Është sistemi, Triarkia e korruptuar, e ministrat janë thjeshtë pjesë integrale të këtij sistemi!
Identikë të njejtën qasje ka Berisha-Metaj, e sulmojnë drejtësinë “skapin e partisë” çdo ditë… padyshim kamuflohen djallëzisht sikur e bëjnë në emër të “drejtësisë së munguar” por e zhveshur nga retorika politike, ajo çfarë ngel nga diskursi i Berishës e Metës është se:
Spak dhe Gjykata e Posaçme duhen shkatërruar, janë armike të shqipëtarëve, janë fajtore, janë për tu shkrirë!
Pra, pavarësisht justifikimeve apo këndvështrimit që gjejnë për të goditur Drejtësinë, si Rama si Berisha e Meta kërkojnë të njejtën gjë:
ASGJËSIMIN E DREJTËSISË së RE!
Po përse?
Sepse kërkojnë të japin kulla 200milionë€ secila, resorte, koncesione, monopole nafte etj etj të DOMINOJNË TRIUMFALISHT Shqipërinë, e bashkë me oligarkët e tyre të jenë të pa cënueshëm, të pa hetueshëm e dënueshëm nga drejtësia.
Është tragji-komedi sesi Rama e Berisha në media e emisione, në parlament e kudo “garojnë” mes tyre se kush flet më shumë me superlativa për Ilir Shtufin, Samir Manen, Anton Gjinajn, Agim Zeqon, Frangajn, Kastratin, Ulajn, Gjokën… etj etj.
Njërit i strehohet djali te vila 2 milionë€ e Shtufit, ndërkohë tjetri i jep leje për kullë 64katëshe… leje për kompleks te Kodra e Diellit, për resort në Gjirin e Lalzit… e më pas Shtufi- Mane etj derdhin qindraj mijëra € reklama te televizioni i Berishës “Syri”!
Pra Rama ju jep leje për të fituar miliona, ata me ato miliona strehojnë dhe financojnë televizion që i bln “opozitë” Ramës?!!!
Një TRIARKI E FRIKSHME, një juntë jo ushtarake por ekonomiko-politike!
Ndërkohë që përveç drejtësisë, kanë armik edhs këdo forcë politike që ju kundërvihet… ish zv.kryeministri i Ramës, i emëruar nga Rama si kryetar KQZ-je, Celibashi së fundmi vendosi që ti hiqte komisionerë e numërues PD e tja kalonte Berisha-Metajt…
Ata janë të zgjuar, padyshim që e blindojnë çdo vendim me 1000justifikime juridike e teknike… ama fakti është shumë më i fortë se justifikimet e tyre:
Rama i hoqi PD komisionerë për zgjedhjet në Kukës e ja kaloi Berisha-Metajt!
Ashtu si Rama i dha kullë 64 katëshe shokut të afërt të Shkëlzen Berishës, ashtu si Berisha morri në mbrojtje Ahmetajn nga SPAK, ashtu si Rama/veliaj tentuan të pastronin Berishln nga akuzat se është pronari i kullës…
“Njëra dorë lan tjetrën” … egzakt kështu funksiojnë Meta-Berisha-Rama!
Ndajnë pasuri, ndijmojnë njëri tjetrin ndaj sulmeve të drejtësisë, sulmojnë në koordinim faktorin Amerikanë si “sovranistë” e në fund të tre duaet godasin me grushta këdo forcë të re që i del përballë.
Ky është sistemi politik i Shqipërisë, TRIARKI

Pse kuksianët dhe demokratët e degjeneruan "me shpulla" opozitën Berisha-Bardhi?
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128