Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

31 July 2026, 10:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me

Gjykata pritet të shqyrtojë në orën 11:00 kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Elsa Ulliri.

Kërkesa e Beqajt bazohet në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit, duke iu referuar një vendimi njësues që përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake.

Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAK.

Po ndodh...

ide