88 vite me Ismail Kadarenë/ Festë në shtëpinë muze, studentët nderojnë shkrimtarin
Shkrimtari Ismail Kadare feston ditëlindjen e tij të 88. Në shtëpinë e tij muze në Tiranë është mbajtur një aktivitet festiv, në të cilën është diskutuar vepra dhe janë interpretuar krijimet e tij.
Ditëlindja e 88-të e shkrimtarit Ismail Kadare është festuar në një mënyrë krejt të veçantë. Dhjetëra miq, studiues e dashamirës të autorit janë mbledhur në ish-shtëpinë e tij në qendër të Tiranë, në një ceremoni të organizuar nga studentë të departamentit te arteve te aplikuara dhe klubi studentor i letërsisë Kadare.
Ata kanë interpretuar edhe disa prej poezive dhe pjesëve të prozës së shkrimtarit.
Në ceremoni, është mbajtur edhe një kumtesë për rëndësinë e veprës dhe qasjes e të rinjve për krijimtarinë letrare të shkrimtarit.
Ismail Kadare konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare dhe botërore. Vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë, ndërsa autori numëron një seri çmimesh të rëndësishme letrare, mes të cilëve edhe Man Booker Prize.
-
-
Ernest Muçi shkëlqen në miqësore, i shënon Dinamos së Kievit
29 Janar, 18:22
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128