
A po realizohet profecia e Baba Vangës për vitin 2023?

Këtë herë, lufta në Ukrainë goditi digën Kahovka, një nga hidrocentralet më të mëdha të vendit. Ndërsa Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën, shumë vendbanime u përmbytën nga shpërthimi i digës në lumin Dnieper.
Gjithashtu nga shkatërrimi i digës sipas ekspertëve ukrainas termocentrali bërthamor i Zaporozhye vihet në kërcënim.
Pas këtij paralajmërimi,përdoruesit e rrjeteve sociale sollëm menjëherë në vëmëndje profecinë që gruaja e verbër bullgare Baba Vanga ka bërë për vitin 2023.
Baba Vanga parashikoi një fatkeqësi bërthamore shkatërruese që do të shpaloset këtë vit.
Thuhet se ka paralajmëruar për një shpërthim të madh të centralit bërthamor në vitin 2023 që do të shkaktonte vendosjen e reve toksike mbi Azi, shkruan New York Post.
Ndjekësit e saj besojnë gjithashtu se vendet e tjera mund të preken nga shpërthimi për shkak të përhapjes së sëmundjeve të rënda pasi retë toksike mbushin ajrin.
Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2023
Përveç katastrofës bërthamore, Baba Vanga bëri katër parashikime të tjera të mëdha për vitin 2023.
Së pari, thuhet se ajo ka parashikuar se orbita e Tokës do të ndryshojë.
Ndërsa orbita e planetit tonë rreth diellit zhvendoset pak gjatë dhjetëra mijëra viteve, një ndryshim më dramatik do të ishte shkatërrues.
Një lëvizje më afër diellit do të shkrinte akullnajat dhe do të përmbyste planetin, ndërsa një lëvizje më larg mund të na zhyte në një epokë akullnajash.
Baba Vanga gjithashtu besohet se ka parashikuar një stuhi të fuqishme diellore që do të tronditë klimën në vitin 2023.Stuhitë diellore janë shqetësime në diell të cilat mund të dalin nga jashtë nëpër heliosferë dhe të ndikojnë në Tokë.
Disa i kanë interpretuar fjalët e saj që të nënkuptojnë se një cunami diellor po vjen, i cili mund të shkaktojë dështime të mëdha teknologjike – megjithëse stuhitë e vogla diellore ndodhin mjaft rregullisht pa shkatërrim.
Thuhet gjithashtu se Baba Vanga ka parashikuar se një armë biologjike do të përdoret nga një superfuqi në vitin 2023, duke shkaktuar qindra mijëra vdekje.
Armët biologjike janë mikroorganizma si viruset, bakteret ose kërpudhat, ose substanca toksike të prodhuara nga organizmat e gjallë që çlirohen për të shkaktuar sëmundje dhe vdekje te njerëzit, kafshët ose bimët. Ato janë të ndaluara nga Konventa e Armëve Biologjike.
Së fundi, Baba Vanga besohet se ka paralajmëruar fundin e shtatzënive natyrale këtë vit.
Ndjekësit e saj pretendojnë se të gjitha foshnjat do të rriten në laboratorë, ku shtetet dhe ekspertët mjekësorë do të vendosin se kush do ta marrë një të tillë. Prindërit, thonë ata, do të jenë në gjendje të zgjedhin tipare si ngjyra e flokëve dhe e syve.
Ka shumë për të ndodhur në shtatë muajt e mbetur të vitit 2023!
Cila është historia e Baba Vangës?
Baba Vanga vdiq në vitin 1996 në moshën 75-vjeçare, por pretendohet se gjatë jetës së saj ajo parashikoi pandeminë COVID-19, sulmet e 11 shtatorit, vdekjen e Princeshës Diana dhe fatkeqësinë e Çernobilit.
Siç thotë legjenda, mistika u rrit në një fermë në Rumani dhe u verbua nga një stuhi pluhuri kur ishte 12 vjeç. Pikërisht atëherë, pohojnë ndjekësit e saj, ajo mori një dhuratë paranormale që e lejonte të shihte të ardhmen.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128