AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni ciklin e pabotuar me poezi për Kadarenë nga Fatmir Musai

Dy fjalë për lexuesin se kush është poeti Fatmir Musai:
- Ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1955.
- Që nga viti 1977 ka qenë antar i Lidhejes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe pas vitit 1990, në disa shoqata të tjera shkrimtarësh.
- Profesioni i tij “i liçensuar” ka qenë ai i mësuesit të gjuhës e letërsisë shqipe, diolomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1978, pavarësisht punëve të tjera që i është dashur të bënte para daljes në pension.
- Banon në qytetin e tij të lindjes.
- Deri me tani ka botuar 11 libra artistike në gjininë e poezisë e pak në atë të prozës etj., si dhe 7 libra të tjerë kanë përfunduar e presin botimin!
Më poshtë cikli me poezi për shkrimtarin e madh Ismail Kadare:
Titulli i ciklit poetik:
PAK NOT NË DETIN KADARE
***
NGOPJE TOKËSORE
Kadaresë i shterën fjalët
Edhe tha:- Nuk shkruaj më?!...
O të mjerë, po flet me Zotat,
Që e kuptojnë më mirë se ne!
Nëntor 2023
Ai - (Për Kadarenë)
Me Atë kurrë s'sha ngjatjetuar,
S'kisha pirë kafe në klub ndonjëherë,
Ashtu si me një dashuri të vjetër
Që të shtjellet përqark si erë.
Po Ai është kudo dhe asgjëkund,
E ndjen në çdo por dhe pse nuk e sheh,
Ashtu si genomi në qelizë
Që të ka sajuar e vetë është mister.
Se Ai është Hyji që të drejton
Dhe brenda teje e ka shtëpinë...
O ti i vdekshëm që ëndërron:
Nuk pihet kafe me Historinë!
Shtator 2023
* * *
MYNXYRË
Ç'ish ky lajm, kjo tragjedi,
Kjo mënxyrë që ike Ti?...
Zjarr pas zjarri majë shkrepash,
Vjen haberi përmes heshtash:
Ai iku, s'është më,
Po diku te ne po fle,
E kemi në ADN,
Jo në qiell sikur ne!
Sepse ish një Kadare!
PEIZAZH KADAREJAN PA KADARE
Po bie shi
Si në romanet e Ismail Kadaresë...!
U përhumb qielli nga re gri,
Të ngarkuara me shi,
Si grua shtatzanë!
Mes tyre
Ca vetëtima përzhitin ajrin
Dhe një muzikë funebre
Bie mbi Tokë!
Arat e buta e të pluguara,
Të porsambjella,
Digat e thara,
Presin të njomin buzët,
Të rimbushen,
Në pritje të shtërzimeve të reja!
Veç aty-këtu,
Ca pllanga të zeza,
Djerrina të përjetshme,
Ca ligatina moçalesh,
I friken përmbytjes!
As Arka e Noes
Nuk do t'i shpëtonte dot
Me hambarët e vet!
... Po bie shi
Si në romanet e Ismail Kadaresë!
Uji rrjedh në tokë
Si në mijëra jet...
Ai,
Si Dante Aligeri,
Në Nëntokën e saj kërkon të zbresë!
AMSHIM - (E shkruar më 3 korrik 2024, kur trupi i Kadaresë u përcoll tutje në hapsirë e kohë!)
Ku më je,
O Trup,
Prej mishi e gjaku e koskash,
O djep i shpirit të dikurshëm,
Hënë iluminishente
Që ndriçimin ma shtoje
Deri sa bëheshe pesëmbëdhjetë
E sërish filloje nga e para...!
Përkundesha në ty
Plot energji
Dhe errësirën eksploroja,
Më tepër për të njohur Veten dhe
Mëmën time,
Tokën!
... Sot
Që jam rritur shumë para teje
E jam bërë i mençur,
I mençur sa Të urtët
E mund të ndriçoj Universin,
Ti s'më mban më dot brenda djepit
E po më flak,
Ashtu sikurse, e mbushur plot,
Nuk mban më ujë një gotë
E shpërthen si Supernovë!
... Është Mosmirënjohje
Apo Lartësim?!
Them se është Mirosje*,
Është Hirosja në Amshim,
Përjetësia pa çmim!
... Supernova qenka tmerr i bukur
Në shpërthim,
Ani se i friken ca planetë e yje xhuxhë
Në asgjësim!
Për Universin qenka Plugim,
Ku farëzat e mbjella të jetës
Do të ndrijnë si gurë të çmuar
Në kurorëzim!
Ndaj, po e mbaj Fjalën:
"Një shenjë po ju bëj
E po ik!"*
Rrugën e Qumështit ju lë amanet,
Jo si Brezin e sherrit,
Po thjesht si
Galaktikë!
*Mirosje- rit në kishë kur dikuj i bëjnë shenjën e kryqit me vaj të bekuar.
* një nga vargjet e fundmë të Kadaresë!
SA SHUMË BELULË...!
Kur dikush ikën nga jeta
E të dhemb thellë në shpirt,
Rri në heshtje e s'bërtet
Se vërtet e keshe mik!
Nuk ke kohë të ulurish,
Ndërsa dhembja të pushton,
Ca ditë duhen që të marrësh
Veten në reanimacion!
Sikurse ai Timo Flloko,
Pa ngrefosje në fejsbuk,
Ani pse me Kadarenë
Pati ngrënë një furrë me bukë!
KAPUÇONET E ZINJ
Po bie shi si në romanet e Kadaresë,
Shi i hollë, i njëtrajtshëm, si një mërzi,
Mbitoka hesht nën vetëtimat e rrufesë,
Nëntoka-plot plagë nën Kapuçonët e zinj!
Retë më s’lëvizin si perëndi pagane,
Janë tretur e shkrirë në mbretërinë gri,
Njeri pas tjetrit, nën muzgje vandale,
Rrëshqasin mbi baltë Kapuçonët e zinj!
Gjithçka frymon si një marsh funebër,
Bacili i TBC-së të hyn thellë në mushkëri,
Shiu monoton, si në një pergamenë të vjetër,
Nënshkruan hieroglife për Kapuçonët e zinj!
2002
*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
