Arti shkodran në zi! Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur shqiptar

6 Shkurt 2024, 09:35 / JETË ALFA PRESS

Arti shkodran në zi! Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta dramaturgu i njohur, Albri Brahusha në moshën 50-vjeçare.

Nuk dihen ende arsyet e ndarjes nga jeta parakohe të dramaturgut shkodran.

Albri Brahusha ka lindur në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtesi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyres juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai ështe autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Arti shkodran në zi! Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur shqiptar