“Atje ku dielli perëndon dy herë”, libri i Namik Dokles do të prezantohet në Bullgari

“Atje ku dielli perëndon dy herë” (Vajzat e Mjegullës), i autorit Namik Dokle, do të prezantohet në Sofje në një event të organizuar nga rrethi kulturor Balkan.Family së bashku me Institutin e Gjuhës Bullgare “Prof. Lyubomir Andreychin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave Българска академия на науките – БАН dhe Shoqërisë Kulturore Arsimore “Ognishte” (“Vatra”).
Lajmin e jep Ambasada Shqiptare në Bullgari.
Libri do të prezantohet nga Tzeta Popova, redaktore e botimit bullgar të librit.
Përkthimi i këtij libri në gjuhën bullgare, menjëherë pas prezantimit të “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është një tjetër kontribut në prezantimin e letërsisë shqipe për publikun bullgar.
Gjatë prezantimit do të ketë një recital të artistit të Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” Leart Dokle.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
