Burri padit për miliona dollarë mikeshën që refuzonte një marrëdhënie më intime me të

2 Shkurt 2023, 19:40 / JETË ALFA PRESS

Burri padit për miliona dollarë mikeshën që refuzonte

Një burrë nga Singapori ka paditur për gati 3 milionë dollarë një mikeshën e tij që refuzonte të ishte në një marrëdhënie romatike me të, por e donte vetëm si ‘mik’.

Burri i refuzuar thotë se gruaja i ka shkaktuar “traumë” dhe ka dëmtuar reputacionin e tij “të suksesshëm”.

Kawshigan, nga Singapori, ishte njohur me zonjushën Nora Tan në vitin 2016 dhe me kalimin e kohës ata u bënë miq – por ai dëshironte më shumë …

Por në shtator 2020 u bë e qartë se gjerat nuk do të ecnin më tej pasi zoti Kawshigan e konsideronte atë si “mikeshën më të ngushtë” dhe kërkonte një lidhje më të thellë, ndërsa zonjusha Tan e konsideronte atë si “vetëm” një mik.

Zonjusha Tan kishte menduar më pas të reduktonte kohën që dyshja kalonin së bashku pasi kishte ndjerë nevojën e “caktimit të kufijve”. Ajo gjithashtu e kishte nxitur atë të kishte më shumë “mbështetje te vetja”.

Zotit Kawshigan nuk i pëlqyen këto ndryshime dhe kërcënoi me padi ligjore, si emocionale ashtu dhe për dëmet “monetare nga stresi dhe prishja e mundshëm e reputacionit”.

Gruaja ishte përpjekur të arsyetonte me mikun e saj duke i thënë se ishte “vërtet e shqetësuar për të”, por ai i dha një ultimatum.

Burri i tha se ajo “duhet të plotësonte kërkesat e tij” për thellimin e marrëdhënies së tyre, ose të vuante “dëme të pariparueshme të cështjeve të saj personale e profesionale”, shkruan rrjeti vendas The Straits Times.

Për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre jashtë gjykatës, zonjusha Tan pranoi të shkonte në konsulentë psikologjikë, por pas disa muajsh ata ende nuk mund të shiheshin në sy.

Ajo nisi të ankimonte për ngacmime kundër Kawshigan, dhe në kundërpërgjigje burri ngriti padinë e tij.

Më pas zonjusha Tan ndërpreu të gjitha kontaktet me personin pasi “nuk mund të përballonte kërkesat e tij për kontakte të shpeshta dhe paaftësinë për të respektuar kufijtë personalë”.

Pas ndërprerjes së kontakteve Kawshigan ngriti padinë e dëmshpërblimit $3milionë për “traumë, depresion dhe pasoja të tjera në jetën e tij”.

Ai thotë se ka humbur kapacitetin për biznes me kompaninë teknologjike, prej miqësisë së tyre të sikletshme, dhe për këtë kërkon dëmshpërblim.

Por në një seancë gjyqësore në janar, gjykata tha se pretendimi i Kawshigan është “qartazi i pabazë e pa themel”.

Përfaqësuesi gjyqësor Lewis Tan tha: “I konsideruar në total, besoj se veprimi i nisur nga ankimuesi është qëllimisht për refuzimin e kërkesave të tij dhe pretendimet e tjera vijnë në varësi të këtij kuadri”.

Pretendimet do të dëgjohen në gjyq më 9 shkurt.

Po ndodh...

ide