Cilat shenja të zodiakut duan të kalojnë më shumë kohë me kafshët e tyre shtëpiake sesa me njerëzit?

Për disa njerëz, shoqëria më e mirë nuk vjen nga bisedat me miqtë apo daljet me turmë, por nga prania e heshtur dhe e dashur e një kafshe shtëpiake. Të ndjeshme, të rezervuara ose thjesht selektive, këto shenja të zodiakut e vlerësojnë thellësisht lidhjen me kafshët , shpesh më shumë se me njerëzit.
Virgjëresha është një shpirt i ndjeshëm dhe praktik, por kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj kafshëve, ajo i dorëzohet plotësisht. Nuk ka nevojë për biseda të kota apo prani të tepërta njerëzore, një pasdite në shtëpi me qenin apo macen i mjafton për të rigjetur balancën dhe paqen. Kafshët për të janë sinqeriteti i pastër dhe dashuria pa kushte.
Për Bricjapin, koha është shumë e çmuar për ta harxhuar me njerëz që nuk i sjellin qetësi. Ai është i rezervuar nga natyra dhe shpesh e shpenzon kohën e lirë në qetësinë e shtëpisë, duke ndarë hapësirën vetëm me kafshën e tij shtëpiake. Për të, kjo është forma më e mirë e relaksit një marrëdhënie që nuk kërkon fjalë, por ofron ngrohtësi të vazhdueshme.
Edhe pse janë shenja tepër emocionale dhe të ndjeshme, Peshqit ndihen më të kuptuar nga kafshët e tyre sesa nga njerëzit. Ata projektojnë ndjenjat dhe besimet e tyre të thella në miqtë e tyre me katër putra, duke i parë si shpirtërat e vetmitë së tyre. Për Peshqit, kafsha shtëpiake është më shumë se shoqëri është mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri në formën më të pastër.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
