E rrallë/ Vëllëzërit shqiptarë takohen pas 24 vjetësh, gazetari: I ngeli peng vdekja e babait
Gazetari Isa Myzyraj i ka emocionuar të gjithë me historinë e tij tepër prekëse. Ai ka takuar vëllain pas 24 vitesh, pasi ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria drejt Anglisë që në moshën 12-vjeçare.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Isai ka ndarë emocionet e atij momenti sa të vështirë dhe të bukur. Ai zbuloi se nuk takoi vetëm të vëllain, por për herë të parë dhe nipat e mbesat.
“Nuk e mbaj mend fare atë kohë, unë kam qene 4-vjeç dhe vëllai është larguar për në Angli që 12 vjeç. Në atë kohë kemi pasur arsye dhe më të forta për t’u larguar se nuk kishim mundësi ekonomike.
Nga ato që më thotë mami, në fshat kemi pasur vetëm një telefon i lidhur me kabulla që të flisnim me jashtë dhe flisnim vetëm një herë në 6 muaj, sepse vëllai ka qene në shtëpinë e fëmijës.
Kur e takova emocionet ishin të përziera sepse takova dhe familjen e tij, nipat dhe mbesat. Nuk e di ta përshkruaj për hir të vërtetës këtë ndjenjë.
Edhe mami ka 24 vite pa e takuar, babi më vdiq vjet në fakt dhe në momentin që babi ishte i sëmurë, se vuante nga një sëmundje e rëndë, vëllai e ndau mendjen që do të kthehej. Edhe shkoj te autoritetet këtu dhe tha: “Përtej të gjithave, unë dua të kthehem dhe me koston që do prish dokumentat”. Por që nuk e lejuan për shkak të familjes që ai ka këtu, nuk e lejuan të kthehej për në Shqipëri”, u shpreh gazetari.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128