Festa e Librit në Tiranë, hapet Panairi i 26-të – Ngjarja mbarëkombëtare e kulturës pritet me shumë interes

15 Nëntor 2023, 15:49 / JETË ALFA PRESS

Festa e Librit në Tiranë, hapet Panairi i 26-të – Ngjarja

Në Tiranë u hap panairi I librit për të 26-tin vit me radhë. Ngjarja kulturore më e madhe është pritur me mjaft interes nga lexuesit por edhe botuesit dhe shitësit e librave. Përgjatë 5 ditëve nga data 15-19 Nëntor në këtë panair do të shohim ekspozime nga 95 shtëpitë botuese, tituj e autorë të rinj, preznatime, diskutime, takime me autorë vendas e të huaj, ndarjen e 4 cc,mimeve dhe sofaja e librit.

Libri është mjet komunikimi dhe urë dialogu, sipas ministers së kulturës, Elva Margariti. Gjithashtu shprehet se letërsia shqipe është drejt një ngritje dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja në sallonin e librit në torino këtë vit.

Në edicionin e 26-të të panairit të librit vihet re edhe një rritje e numrit të autorëve shqiptarë dhe në thelb është diskutimi mbi problematikat e letërsisë shqipe.

Gjithashtu shtëpitë botuese kanë sjellë mëyra sesi të mbajnë sa më pranë lexuesin e epokës digjitale duke bërë një alternim midis librit fizik dhe informacioneve rreth tij online dhe sigurisht një ulje me 20% për të gjithë lexuesit.

Panairi i librit i  organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ofron mundësi që lexuesit do të kenë mundësi të ndjekin edhe seminare në lidhje me letërsinë shqipe, atë për fëmijë, si edhe përkthimet e veprave në shqip. Në to do të jenë të ftuar autorë vendas dhe të huaj si edhe përkthyes të njohur.