Gruaja që ruan veshjet tradicionale 200-vjeçare të Mirditës, Kryevlerat Kombëtare ekspozohen në Shtëpinë e Europës

Ndërsa veshja e gruas së Mirditës u shpall së fundmi Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Mrika, një grua e moshuar nga Kaçinari i Mirditës, mirëmban në shtëpinë e saj, në një zonë të thellë, veshje mirditore 200-vjeçare. Ndonëse është shpërngulur në Durrës, ajo kthehet herë pas herë për t’u kujdesur për veshjet e trashëguara, të cilat në mungesë të një muzeu, duhet t’i mbajë në shtëpi.
Veshjet e gruas mirditore qenë pjesë e ekspozitës, së çelur në “Shtëpinë e Europës” në Tiranë, “Mirdita në fotografi”. Ekspozita shfaq punime në mediumin e fotografisë ku Nadia Abazi ka fiksuar imazhe të kullave. Një hapësirë më vete i kushtohet në ekspozitë vendit të kujtesës kolektive të burgut kamp të Spaçit, me videoinstalacionin e titulluar “Saharaja” të artistes ndërdisipilonore, Abi Shehu.
Ekspozita mbi Mirditën e mbështetur nga “Eu for Culture”, shfaq edhe punime artizanale e tradicionale të zonës, ndërsa në hapje, morën pjesë figura të kulturës e politikës së zonës dhe diplomatë nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

