Kisha e Kuvendit të Arbrit, përfundon restaurimi në Lezhë

Kisha e Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, monument kulture, është restauruar plotësisht duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë e saj.
Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në janar të 1703, synonte të mbante gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar.
Përfaqësues të klerit katolik nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi si dhe banorë të Lezhës ishin të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të plotë të restaurimit të këtij objekti kulti me një rëndësi të veçantë.
Ipeshkevi i Lezhës, Ottavio Vitale, tha se kisha është dëshmi e historisë shqiptare dhe e një kuvendi që vendosi për fatin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.
Vullneti i shumë njerëzve bëri që edhe Kuvendi i Arbrit te Merqi të kthehet në vendin që meriton, e për këtë Dom Nik Ukgjini thotë se “vlerat kombëtare duhen ruajtur e konservuar që të mos lihen në mëshirë të fatit dhe drejt shkatërrimit”.
Disa nga vendimet e marra në Kuvendin e Arbrit, që u mbajt në kishën e Shën Gjon Kryepremit në Merqi të Lezhës ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe. Fillimisht u realizuan botime fetare të bëra në dialektin geg dhe aktet e këtij kuvendi u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë edhe si dokument gjuhësor me rëndësi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
