“Kishte ambicie”, regjisori tregon historinë e Mirush Kabashit në garën e notit

5 Dhjetor 2023, 13:41 / JETË ALFA PRESS

“Kishte ambicie”, regjisori tregon historinë e Mirush Kabashit

Regjisori Haxhi Rama, foli në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Mirush Kabashi.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se Mirush Kabashi është nderi i kombit duke shtuar se sot të gjithë kanë dhëmbje.

Më tej ai tregoi dhe një nga historitë e Kabashit i cili mori pjesë në garën e notit për t’u kthyer pastaj sërish për të marrë pjesë në shfaqje.

“Mirush Kabashi është nderi i kombit, sot është dhëmbja e kombit dhe kam përshtypjen se kështu do të përceptohet në mbarë trevat shqiptsre. Vetë kjo jehonë është ndoshta ngushëllimi i  vetëm për familjen e tij dhe për ne kolegët. Kabashi arriti me të gjithë limitet që mund të arrijë një aktor si Mirushi. Gjithçka që mund të bëhet në ekran Mirushi e ka realizuar. Mirushi kishte një ambicie të jashtzakonshme. Kishte një dashuri të madhe për detin. Ka një ngjarje shumë të bukur me notin, ne kishim programuar një shfaqje estrade, një të shtunën dhe të dielën.

Në Vlorë u organizua maratona e notit. Notarët nga të gjithë Shqipëria do të hidheshin nga Sazani në det dhe do mbërrinin në brigjet e Vlorës. Kjo ishte një ngjarje e rrallë, nuk kishte ndodhur. Mirushi kishte planifikuar të shkonte. Ramë dakord që shfaqja të shtyhej. Mirushi në orën 9:00 dhe hidhet në det. Kanë mbaruar në orën 4-5 në breg. Kanë ardhur prapë me motorr dhe dhamë shfaqjen në orën 19:00. Gjë të cilën vetëm Mirushi do ta bënte. Kishte vullnet të jashtzakonshëm”-tha ai.

 

Po ndodh...