Koeficienti i inteligjencës në Europë, ja në cilin vend renditet Shqipëria për IQ-në
Rishikimi i Popullsisë Botërore për mes një artikulli të publikuar së fundmi ka listuar vendet sipas renditjes për koeficientin e inteligjencës.
Në artikull ata gjithashtu kanë shpjeguar se si janë bërë këto llogaritje të cilat kanë listuar vendet sipas inteligjencës.
Koeficienti mesatar i koeficientit të inteligjencës në një vend llogaritet duke filluar me rezultatin mesatar të vendit në testet standarde të IQ-së, duke përshtatur mirë me vlerësimet kombëtare të matematikës, leximit dhe shkencës, dhe duke marrë parasysh cilësinë e përgjithshme të të dhënave.
Burimet e të dhënave të konsideruara në këtë artikull ndryshojnë nga numri i variablave të konsideruar, thellësia e analizës dhe kohëzgjatja e të dhënave”, shpjegon World Population Review.
Vendet të cilat kryesojnë listën janë Japonia, Kina, Korea e Jugut dhe Tajvani të cilat e kanë mesataren mbi 100.
Mesatarja e koeficientit të inteligjencës në vendet e Ballkanit si Bullgari është 90.99, në Serbi 89.6, në Mal të Zi 85.78.
Sa i përket Shqipërisë ka një koeficient prej 81.75 ose e vlerësuar me notën D+ ku ajo renditet mes shteteve si Maqedonia e cila rendit një vend më lart nesh me IQ 81.91.
Lidhja ndërmjet arsimit dhe inteligjencës
Arsimi dhe inteligjenca janë të lidhura ngushtë, pasi një sistem arsimor më i fuqishëm tenton të prodhojë një popullsi më inteligjente me kalimin e kohës.
Me këtë në mendje, disa studime përdorin renditjen arsimore të vendeve të ndryshme si bazë për krahasimin e inteligjencës.
Në vitin 2023, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi rezultatet e saj trevjeçare PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve), i cili krahasoi rezultatet e testeve të matematikës, leximit dhe shkencës së gati 700,000 studentëve në 81 vende për vitin 2022.
Vendi dhe IQ
1. Japonia- 106,48
2. Tajvani- 106,47
3. Singapor- 105,89
4. Hong Kongu- 105,37
5. Kinë- 104.1
6. Korea e jugut- 102,35
7. Bjellorusia- 101.6
8. Finlanda- 101.2
9. Lihtenshtajni- 101.07
10. Gjermania- 100,74
-
Si e dëmton mungesa e gjumit kujtesën tonë
27 Shkurt, 08:23
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128