Kompjuteri kuantik, një risi e të ardhmes

Shkencëtarë, nga disa vende të botës, kanë hartuar projekt-idenë për ndërtimin e kompjuterit të parë gjigant dhe më të fuqishëm në botë - kompjuterit me kuante. Kompjuteri për të cilin flasin tani shkencëtarët nuk është aspak i ngjashëm me ata që kemi sot në shtëpitë apo zyrat tona. Kompjuteri me kuante do të jetë produkt i fizikës kuantike, i krijuar përmes një teknologjie komplekse, eksperimentale.
Kuanti është një sasi e caktuar energjie e çliruar nga një burim drite. Fizika kuantike është teoria bazë që shpjegon sjelljen fizike të gjithçkaje në Universin tonë, por disa nga konkluzionet e saj janë tej intuitës tonë të zakonshme. Studiuesit në Universitetin Sussex në Britaninë e Madhe mendojnë se një kompjuter me kuante do të ishte aq i fuqishëm, saqë do të mund të zgjidhte probleme që kompjuterëve personalë do t’u merrnin me qindra vite për t'i zgjidhur. Shkencëtarë kompjuterësh, fizikanë dhe inxhinierë nga e gjithë bota, po përpiqen të ndërtojnë makinerinë me kuante, për të cilën ata thonë se do ta ndryshojë rrënjësisht jetën tonë.
Profesor Winfried Hensinger udhëheq grupin e shkencëtarëve që merret me ndërtimin e një kompjuteri të tillë:
"Kjo teknologji nuk ka të bëjë fare me kompjuterët e zakonshëm; përmes saj mund të arrihet shumë, mund të zgjidhen problemet shumë shpejt, të cilat superkompjuterave më të shpejtë të botës do u duhej një milion vjet që t'i llogarisnin !. Kompjuterat me kuante do të ndryshojnë gjithçka, qoftë në industrinë farmaceutike, duke krijuar ilaçe të reja, apo duke zgjidhur probleme të cilat nuk kishim ëndërruar kurrë më parë që t'i zgjidhnim", - thotë profesori.
Zbulimi ka të bëjë me krijimin e lidhjeve nëpërmjet fushave elektrike që i lejojnë atomet e ngarkuara, ose jonet, të transportohen nga një modulë, tek një tjetër si trafik i informacionit. Sipas ekipit të studiuesve në Universitetin Sussex, kompjuteri i ri mundëson lidhjen mes moduleve të kompjuterëve individualë me kuante, me një shpejtësi 100 mijë herë më të madhe se sa teknologjia e sotme e avancuar e lidhjes me fibër. Prof. Hensinger thotë se, megjithëse teoria e re është e pabesueshme, përfitimet nga përdorimi i fizikës kuantike janë të paimagjinueshme: Që nga mënyra se si e shohim universin, natyrën tonë në veprim, e deri tek mënyra e funksionimit të industrive tona. Kjo teknologji do ta revolucionarizojë sektorin financiar, logjistikën, aplikacionet mjekësore, duke krijuar medikamente të reja. Ne ende nuk i dimë mirë të gjitha mundësitë e reja që do të krijohen. Në se kjo teori bëhet realitet, atëherë kjo mund të ndikojë tek mënyra se si e shohim ne Botën. /Përgatiti: Klodi Stralla, Alfapress
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
