Krijesa e rallë kanibale zbulohet në pyjet kineze të bambuve

1 Qershor 2023, 18:44 / JETË ALFA PRESS

Krijesa e rallë kanibale zbulohet në pyjet kineze të bambuve

E fshehur mes bimësisë së ulët në pyjet e bambuve në Kinë, kjo krijesë në ngjyrë balte kishte shpëtuar e papikasur prej disa dekadash.

Të intriguar nga dokumentime të vjetra, shkencëtarët dolën në kërkim të salamandrës misterioze dhe në fakt zbuluan një specie të re.

Krijesa ishte parë më herët në Fujian në vitin 1978 dhe më pas ishte zhdukur, sipas një studimi të publikuar në 17 maj në revistën Animals.

Studiuesit supozonin se ajo ishte zhdukur nga zona, por tashmë 40 vjet më vonë eksplorues të pyjeve të bambusë në fshatin kinez Quxi, kanë rizbuluar salamandrën, si dhe një specie të re të saj të quajtur Hynobius bambusicolus, ose ndryshe ‘salamandra e bambusë së Fujian’, sipas habitatit të saj.

Kjo e fundit konsiderohet si nje salamander relativisht e madhe duke arritur deri në 12 cm gjatësi, ka ngjyrë të errët çokollate dhe pika blu në pjesën e poshtme të barkut.

Imazhet tregojnë sesi krijesa integrohet e maskuar në habitatin e saj dhe në tokën e baltosur që preferon.

Kërkuesit thonë se gjenin atë “poshtë drurëve, gurëve e gjetheve të rëna” — dhe asnjëherë në sipërfaqen e pyllit.

Ajo lëshonte qeset e saj të vezëve në pellgje të cekëta ose dhe në gropa të krijuara nga rrotat e makinës.

Specia është kanibale teksa disa salamandra kanë parë që hanë anëtarët e grupit të tyre fisnor. Kur ngacmoheshin ato lëshonin një klithmë alarmi të shkurtër e të vogël, që është diçka e re pasi ‘vokalizimi’ nuk ishte shikuar më herët te kjo specie.

Analizat e ADN-së konfirmonin ndryshime gjenetike nga salamandrat e tjera, çka tregon se salamandra e bambusë së Fujian ka ndryshuar më heret se speciet e tjera.

Specia e saj llogaritet tashmë në rreth 200 individë prandaj është rekomanduar ndalimi i mbledhjes ose i ngacmimit të kafshës.

Fshati Quxi gjendet në jugperëndim të Fujian, në brigjet juglindore të Kinës, rreth 700 km në jugperëndim të Shanghai.

Po ndodh...

ide