
Ndahet nga jeta ish-Presidenti i Boksit të Pogradecit

8 Shtator 2024, 22:29 / JETË
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Boksit të Pogradecit Qani Mbroçi, njeriu që jo vetëm solli “dorezat e zeza” në qytetin liqenor, por së bashkë me trajnerin Muharrem Gjoni i sollën Pogradecit 38 tituj kampion dhe 53 vende të dytë në aktivitetet e ndryshme kombëtare.
Do të ishte Qani Mbroci ai që vendosi rikthimin e boksit në këtë qytet në vitin 1994. Fillimisht me boksierë të moshave e me pas ekipet pogradecare që u përfaqësuan në gjithë aktivitetet me para të rinj, të rinj e të rritur.
Falë kontributit financiar të presidentit Mbroçi në Pogradec janë zhvilluar disa aktivitete kombëtare e rajonale.
Me largimin nga kjo jetë të Qani Mbrocit boksi pogradecar e ai shqiptar ka humbur një pjesë të historisë së ringut.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128