Ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, ja disa ushqime që mund të konsumoni

22 Shtator 2024, 23:27 / JETË ALFA PRESS

Ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, ja disa ushqime

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, por ai mund të shfaqet edhe tek meshkujt në raste të rralla.

Kjo sëmundje shkaktohet nga dëmtimi i ADN-së dhe mutacionet gjenetike, por gjithashtu edhe nga trashëgimi i gjeneve të caktuara.

Stili i jetesës luan po ashtu një rol kritik, konsumi i alkoolit, i duhanit, konsumi i tepruar i ushqimeve të përpunuara, janë disa nga faktorët që përbëjnë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Por disa studime kanë treguar se ka disa ushqime të cilat mund të ulin rrezikun e kësaj sëmundjeje. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ushqimet që duhet të konsumoni për të ndihmuar në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Ushqimet që mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit:

Perimet me gjethe jeshile

Lakra jeshile, rukola apo spinaqi, janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene.

Ato përmbajnë antioksidantë karotenoidë, duke përfshirë beta karotenin, luteinën dhe zeaxanthinën, të cilat kanë traguar se mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Për më tepër, hulumtimet zbulojnë se një konsum i lartë i folatit, një vitaminë B e përqendruar tek perimet me gjethe jeshile, mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.

Agrumet

Agrumet janë të mbushura me folat, vitaminë C, disa lloje karotenoidesh dhe antioksidantë si kuercetina etj. Këto lëndë ushqyese ofrojnë efekte antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si salmoni apo sardelet, njihen për përfitimet e tyre shëndetësore. Yndyrnat omega-3, seleniumi dhe antioksidantët që ato përmbajnë me shumicë mund të ofrojnë efekte mbrojtëse ndaj sëmundjes.

Frutat e pyllit

Konsumimi i rregullt i frutave të pyllit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit.

Antioksidantët e shumtë që këto fruta të vogla përmbajnë, kanë treguar se mbrojnë kundër dëmtimit qelizor, si dhe zhvillimit dhe përhapjes së qelizave kancerogjene.

Perimet si hudhra, qepa dhe preshi

Në veçanti perimet si hudhra, qepa dhe preshi, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C, që kanë veti të fuqishme antikancerogjene.

Fruatat si pjeshkët, mollët dhe dardhat

Antioksidantët që këto fruta të veçanta përmbajnë, kanë treguar në disa studime se mund të pengojnë rritjen dhe përhapjen e një linje qelizore të kancerit të gjirit.

Për më tepër, rezultoi se konsumi i mollëve dhe dardhëve lidhej me një rrezik më të ulët të kancerit.

Perimet e kryqëzuara

Këtu mund të përmendim lulelakrën, lakrën dhe brokolin. Ato janë të pasura me komponime glukozinolate, me të cilat trupi juaj mund të luftojnë qelizat e dëmtuara duke ulur rrezikun e kancerit.

Fasulet

Fasulet janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale. Në mënyrë të veçantë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.

Barishtet dhe erëzat

Barishtet dhe erëzat si majdanozi, rozmarina, rigoni, trumza, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili, përmbajnë komponime bimore që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.

Mbani mend se edhe pse ka shumë faktorë që lidhen me zhvillimin e kancerit të gjirit, përmirësimi i regjimit tuaj ushqimor mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të zvogëlojë rrezikun e kancerit në përgjithësi.

Megjithatë edhe me një regjim ushqimor të shëndetshëm, ju ende keni nevojë për ekzaminime të rregullta si mamografia dhe kontrolle manuale.

Në fund të fundit, zbulimi dhe diagnoza e hershme rrisin ndjeshëm mundësinë e shërimit. /AgroWeb.org

Po ndodh...

ide