Ndikimi i medias/ Të lodhur nga politika, shikuesit tërhiqen nga formate si “Big Brother”

28 Janar 2023, 20:15 / JETË ALFA PRESS

Ndikimi i medias/ Të lodhur nga politika, shikuesit tërhiqen nga

Lajmet qe trajtohen çdo ditë në media kanë ndikim tek qytetarët dhe kthehen edhe në tema diskutimi.
Shpesh herë bëhen zëri i tyre ndaj shurdhësisë së institucioneve. Kjo shton interesin e shikuesve.

“Ka informacione qe e zgjojnë menjëherë interesin për to, sepse prekin kuriozitein. Ka informacione të tjera që kane të bëjnë me elementë shumë të rëndësishëm për ne, edhe pse s’na prekin direkt po fjala kyçe e tyre është ajo që i bën që njerëzi t’i ndjekin”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Por përveç lajmeve, njerëzit priren që të lidhen edhe me shumë me programet televizive të tematikave të ndryshme. Që prej datës 24 dhjetor te vitit që lamë pas, programi “Big Brother Vip Albania” është kthyer në kryefjalën e diskutime në shoqëri. Ky program që ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie, komentohet për cdo detaj që ndodh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me personazhet  publike që kanë krijuar afeksion dhe i ndjekin në cdo moment të ditës.

“Njerëzit e tejlodhur nga programet me natyrë politike, parapëlqejnë një format tjetër si ky në fjalë. Një arsye lidhet me faktin që është bërë kaq i pranishëm dhe i shpërndarë saqë edhe ato që nuk kanë interes ta ndjekin, e kanë të vështirë t’i rrinë larg sepse del në çdo platformë. Arsye tjetër është që ndjekin personazhe që i pëlqejnë brenda formatit. Ka të tjerë që gjejnë një sekuencë të vetes së tyre aty. Formati i këtij viti ia ka mbërritur suksesit të vetë deri në këto çaste që flasim dhe këtë e reflektojnë shikuesit e shumtë”, thotë Binjaku.

Duket se raporti media-shikues është shumë i fortë pasi po aq sa audienca ndikon në suksesin e një transmetimi, po aq edhe media është ndikuese në popullatë.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128