Nga "Zjarr" te "Zjerm"/ Përfaqësuesit dinjitozë dhe ndikimi i poezisë shqipe në Festivalin e RTSH dhe Eurovizion!

25 Maj 2025, 22:34 / JETË ALFA PRESS

Nga "Zjarr" te "Zjerm"/ Përfaqësuesit

Kënga në Shqipëri nuk ka qenë vetëm melodi: ajo ka qenë poezi e kënduar. Që nga edicionet e para të Festivalit të Këngës në RTSH e deri te skena e Eurovizionit, teksti ka mbajtur peshën e shprehjes artistike dhe shpesh ka shërbyer si pasqyrë e zhvillimeve shoqërore.

Teksti i këngës ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor në përjetimin emocional të publikut dhe në vlerësimin e kritikës. Ky artikull hedh dritë mbi rrugëtimin e poezisë në Festivalin e RTSH dhe në Eurovizion, duke ndalur tek disa nga poetët më ndikues dhe bashkëpunimet e tyre me këngëtarët shqiptarë.

Para viteve '90: Poezia si zë i epokës

Në kohën e diktaturës, teksti i këngës ishte i kontrolluar politikisht, por kjo nuk e pengoi lindjen e vargjeve të bukura, plot metafora dhe ndjenjë kombëtare. Poetët bashkëpunonin ngushtë me kompozitorët dhe interpretët, duke sjellë këngë që përtej mesazhit ideologjik, ruanin vlerën artistike.

Autorë dhe bashkëpunime të njohura:

Zihni Sako – poet i këngës "Lemza", kënduar nga Vaçe Zela
Ali Çuçi – bashkëpunime të shumta me Fitnete Rexhën, Tonin Tërshanën
Skënder Rusi – autor i disa këngëve të Parashqevi Simakut
Preç Zogaj – shkroi tekstin e këngës "Sytë e tu", kënduar nga Frederik Ndoci

Ilirian Zhupa -"Fati ynë shpresë dhe marrëzi, "E pafajmshme jam" të kënduar nga Aurela Gaçe, por dhe kënga "Ditë tjetër" me zërin brilant të Frederik Docit.

Pas viteve '90: Liria poetike dhe zëri personal

Pas rënies së regjimit komunist, letërsia në këngë ndryshoi thellësisht. Liria e shprehjes solli poezi më personale, ndonjëherë të errëta, shpesh introspektive. Filloi të dominonte figura individuale, e jo kolektive, dashuria e dhimbshme, mungesa, shpresa dhe lufta e brendshme.

Ilirian Zhupa – një nga poetët më të spikatur të kësaj periudhe:

"Fati ynë, shpresë dhe marrëzi" – kënduar nga Aurela Gaçe
"E pafajshme jam" – kënduar nga Aurela Gaçe
"Ditë tjetër" – kënduar nga Frederik Ndoci

Agim Doçi – autor i shumë këngëve fituese të Festivalit, si:

"Balada e gurit" – kënduar nga Albër­ie Hadërgjonaj
"Nesër shpresoj" – kënduar nga Mariza Ikonomi
Jorgo Papingji – poet legjendar që ka bashkëpunuar me:

Vaçe Zela, Elsa Lila, Ema Qazimi e të tjerë:

Shumë këngë të tij u bënë himne popullore si: "Për një çast me ty"

Gjokë Beci – autor i vargjeve të ndjera, të frymëzuara nga populli dhe natyra.

Poezia shqiptare në skenën e Eurovizionit

Me pjesëmarrjen në Eurovision nga viti 2004, poezia shqiptare filloi të prezantohej edhe para audiencës europiane.

Këngët përfaqësuese me ndikim:

2004: "The Image of You"/ "Imazhi yt"

Këngëtare: Anjeza Shahini
Autor teksti: Agim Doçi
Vendosja: Vendi i 7-të në gjysëmfinale, 16 në finale

2008: "Zemrën e lamë peng"                                                            Këngëtare: Olta Boka
Autor teksti: Pandi Laço

Vendi i 17-të

2012: "Suus"                                                                                          Këngëtare dhe autore teksti: Rona Nishliu
Vendi i 5-të – (renditja më e lartë e Shqipërsië)

2018: "Mall"                                                                                              Këngëtar dhe autor: Eugent Bushpepa
Vendi i 11-të

2023: "Duje"                                                                                                Këngëtare: Albina Kelmendi dhe familja
Autor teksti: Eriona Rushiti
Vendi i 22-të

2024: "Zjarr"                                                                                                Këngëtare: Besa Kokëdhima
Tekst (versioni shqip): Klodian Qafoku dhe Besa Kokëdhima

2025: "Zjerm"                                                                                          Këngëtarë: Shkodra Elektronike (Beatriçe Gjergji & Kolë Laca)
Tekst: Beatriçe Gjergji dhe Lekë Gjeloshi
Vendi i 8-të në finale

Renditjet më të mira të Shqipërsië në Eurovizion:

Rona Nishliu – "Suus" (2012): Vendi i 5-të
Shkodra Elektronike – "Zjerm" (2025): Vendi i 8-të
Eugent Bushpepa – "Mall" (2018): Vendi i 11-të

****

Nga Alfapress.al