Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

10 Prill 2023, 09:56 / JETË NGA DASH FRASHERI

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

Pianistja shqiptare gjashtëmbëdhjetë vjeçare, Klaudia Gjini, nga Durrësi ka dhënë dy koncerte të suksesshme në auditoret muzikore me emër të qyteteve La Korunja dhe Vigo, në Spanjë.

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

Interpretimi i saj i ka surprizuar muzikdashësit e pranishëm.

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

“Të shumta kanë qenë vlerësimet nga personalitetet më të mira të muzikës, që kanë çmuar lart talentin dhe përkushtimin e artistes tonë të re e me të ardhme. Në program janë ekzekutuar pjesë të autorëve botërorë e shqiptarë. Urimet më të mira, Klaudia, dhe suksese”, shkruan në njoftimin e saj nambasada e Shqipërisë në Spanjë.

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

Talentet dhe puna e tyre duhet të vlerësohen e promovohen. Ardhjen e Klaudias në   për këto dy koncerte e ka përkrahur violinisti ynë, maestro Florian Vlashi, nga La Korunja dhe themelues, mes tjerash, i Bienale Netet e Muzikes Klasike në Durrës. Vetë Klaudia ka qenë fituese e këtij aktiviteti muzikor.

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!
Pianistja Klaudia Gjini dhe violinisti Florian Vashi

“Talente si Klaudia Gjini jane krenari për Shqipërinë por edhe shembuj për rininë e sotme. Sepse suksesi i saj nuk mbështetet tek “shkuma” e Internetit por tek puna, këmbëngulja e pasioni per Artin. E past rrugën dritë!”, tha violinisti i famshëm shqiptar, Florian Vlashi, në një komunikim nga Spanja për Alfapress.al.

Pianistja virtuoze Klaudia Gjini mahnit Spanjën!

Po ndodh...